E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurban Bajrami, festime ne te gjithe vendin

Ne te gjithe vendin eshte perkujtuar Kurban Bajrami nga besimtaret myslimane.

Besimtaret mengjesin e sotem i jane drejtuar xhamive ku kane kryer rritet e kesaj dite te sakrifices dhe dashurise. Ata jane bashkuar ne kete dite nje nga me te rendesishmet e kalendarit islam.

Jane falur dhe kane degjuar drejtuesit fetare lokale te cilet u jane drejtuar te rinjeve, te vjeterve grave dhe femijeve me fjalet per devotshmeri ndaj zotit dhe mbeshtetjes per njeri tjetrin.

Kjo dite e rendesishme obligon cdo besimtar qe te ndihmoje ata qe jane te pamundur. Si simbol i sakrifices jane bere edhe kurbanet dhe jane ndihmuar me te varferit ne cdo qytet apo fshat.

Festa ka vijuar me vizita dhe urimet e rastit ndersa drejtuesit e komuniteteve fetare ne cdo qytet kane pritur urimet nga politikane, te zgjedhur lokale por edhe njerez te thjeshte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›