E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha : Mafias shqiptare nuk i intereson heqja e vizave

Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sërish opozitën për liberalizmin e vizave duke deklaruar se mafias shqiptare nuk i intereson heqja e vizave për shqiptarët.
"Mafias shqiptare nuk i intereson heqja e vizave dhe as anëtarësimi në Bashkimin Europian", është shprehur Berisha. Kreu i qeverisë tha se kabineti i tij do të mbajë premtimin e dhënë për heqjen e vizave në 6 muajt e parë të vitit të ardhshëm. "Ne do mbajmë premtimin e dhënë shqiptarëve. Ne do heqim vizat në 6 muajt e parë të 2010-ës", theksoi ai. Këto deklarata kreu i qeverisë i bëri në qytetin e Pogradecit, ku ishte i pranishëm në inagurimin e rrugës të fshatit Lin .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›