Gjermani zgjat mandatin e ushtarëve gjermanë në Kosovë
Qeveria e Gjermanisë, sot ka marrë vendimin për zgjatjen e mandatit të ushtarëve gjermanë në Kosovë, duke mos ndryshuar numrin e tyre në këtë vend. Ndërkohë, Bundestagu do ta shqyrtojë këtë vendim në mbledhjen e 7 qershorit.
"Ushtarët gjermanë, burra dhe gra, nëpërmjet këtij angazhimi në kuadër të KFOR-it, kanë dhënë një ndihmesë të madhe për stabilizimin e rajonit në tërësi”, thuhet në komunikatën e qeverisë gjermane, duke shtuar se situata në Kosovë “në themel është e qetë dhe e qendrueshme”, por , megjithatë, potenciali mbetet i lartë për përshkallëzim.
Në komunikatë theksohet se në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë , më 19 prill të këtij viti, është arritur marrëveshja, mirëpo, siç theksohet, “një pjesë e serbëve të Kosovës” në veri e kundërshtojnë këtë marrëveshje dhe kështu situata edhe më tutje mbetet e nderë. Gjermania në Kosovë ka numrin më të madh të ushtarëve, plot 1850 te tille ndërsa edhe komandanti i KFOR-it është gjermani Volker Halbauer.
(e.m/News24/BalkanWeb)