E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Edhe 120 orë nga Shqipëria në NATO

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka vijuar dje turin e takimeve në Mamurras dhe Milot, që kanë në qendër anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.


"Kanë mbetur më pak se 5 ditë, më pak se 120 orë, nga momenti kur Shqipëria do të jetë në Strasburg, Kehln, si anëtare me të drejta të plota të Aleancës më të madhe për të gjithë kohërat e lirisë. Nuk ka ngjarje më të rëndësishme për të gjithë kombet që bëhen anëtarë të kësaj aleance.

Por, ngjarja merr një rëndësi, një peshë akoma më të madhe për ne shqiptarët, për kombin shqiptar, që nuk e kemi parë veten kurrë të lirë gjatë historisë sonë shumëshekullore. Nuk ka ngjarje më të madhe, sesa t'i thuhet çdo burri, çdo gruaje, çdo nëne, çdo pensionisti, që me hyrjen e Shqipërisë në NATO, ne të gjithë do të jemi më të sigurt, do të jetojmë më mirë, do të ketë një të ardhme më të ndritur,"- tha Topalli.

E bindur për një mandat të dytë të së djathtës, Kryetarja e Kuvendit shtoi se, mazhoranca është vendosur për të vazhduar mandatin e ndryshimit. Ashtu si edhe në takimet e tjera, Topalli u shpreh se Shqipëria është kthyer në një kantier ndërtimi.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›