E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Edi Rama nuk është burrë

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka bërë apel dje për rritjen e përfaqësimit të grave në parlament, si një mënyrë për mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të tyre.

Zyra e shtypit të Kuvendit bën të ditur se në kuadër të turit “Gratë për gratë”, Topalli u takua pasditen e së premtes në qytetin e Sarandës, ku ajo ngriti shqetësimin për nevojën e ndryshimit të shpejtë të raporteve në sallën e seancave plenare. Nga Kalaja e Lëkurësit, Kryetarja e Kuvendit ftoi gratë e gjithë Shqipërisë të angazhohen për të qenë më të shumta në Parlament, që ky institucion të jetë realisht më përfaqësues. “Ne duhet të jemi më shumë në Parlament për t’i dalë zot çdo fëmije, çdo gruaje që bëhet viktimë e dhunës. Jo më larg se dy ditë më parë, dëgjova kryetarin e PS-së të fliste për dhunën në familje. Me hipokrizi recitonte për raportet gjinore. Ky shok kishte ngulur fort mbi hundë maskën. Ishte maska që politikanë, burra si puna e tij, i mbajnë fort. Kjo është e keqja e grave më politikë, se u duhet të përballen me maskat. Do përballesh me burra që nuk janë burra”, tha Topalli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›