Prifti: Prurjet mbi 1100 m3, kuota e lejuar 295.5 m
Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Dritan Prifti, citoi mbreme pjese nga Rregullorja per Sigurine e Digave dhe Hidrocentraleve qe percakton se kur prurjet jane mbi 1100 meter kub uje ne sekonde, kuota e lejuar ne HEC te Fierzes eshte deri ne 295.5 metra. Kete pohim Prifti e beri ne mbledhjen me grupin e posacem per monitorimin e Kaskades se Drinit. "Objektivi kryesor i ketij grupi qe kam ngritur edhe une me urdhrin tim qe me daten 8 nentor 2009 eshte ruajtja e centraleve dhe digave, si edhe garantimi i sigurise kombetare nepermjet ruajtjes se centraleve dhe digave", - theksoi z.Prifti. Duke iu referuar rregullores, Prifti tha se kemi vendosur me konsensus te plote te gjithe anetareve te grupit te posacem dhe te sekretariatit teknik per te vazhduar nje regjim pune. Synimi tha Prifti eshte qe ne Fierze te shkojme drejt nivelit 290 meter, kur per te dhenat e ores se fundit, pra te ores 18:00 te 10 janarit, liqeni eshte ne nivelin 291.53 metra, me prurjet 700 meter kub uje ne sekonde dhe me shkarkimet rreth 1100 meter kub uje ne sekonde. Per shkak te permiresimit te situates grupi i posacem vendosi qe ne Fierze te vazhdojne shkarkimet per te shkuar drejt kuotes se deshiruar, asaj normale. Kurse ne Koman te vazhdojne shkarkimet pothuajse ne nivelin e prurjeve, pra per te ruajtur kuoten e percaktuar, ndersa ne Vaun e Dejes "eshte marre nje vendim qe t'i ulim tani shkarkimet me rreth 200 meter kub uje ne sekonde", - informoi Prifti duke shpresuar qe "kjo te ndikoje edhe ne situaten e permbytjeve ne veri".