E Diel, 1 Nëntor 2026

Fryhet Buna, permbytet periferia e qytetit

Shkoder-Situata vazhdon te mbetet e veshtire ne ultesiren e nen Shkodres, ndersa rreshjet e shiut te rena dje panderpreje, kane rritur ndjeshem nivelin e lumit Buna, duke shkaktuar permbytjen edhe te disa lagjeve periferike te qytetit. Niveli i lumit te Buna u rrit dje me 17 cm, duke arritur 9 m e 22 cm, vetem 3 cm larg pikes kritike. Uji arriti deri ne buze te ures. Nje situate e tille, shkaktoi permbytjen e lagjes Kiras, 4 km larg Shkodres. Ne kete lagje niveli i ujit arriti ne 1 meter lartesi. Bllokimi i kolektoreve te ujrave, ka bere qe uji te vershoje edhe ne hyrje te Shkodres, perballe ures se Bunes, duke permbytur lagjen Xhabije, ku niveli i ujit ka shkuar me shume se gjysme metri. Teper e veshtire eshte bere situata ne lagjen Livadhe, ne krah te majte te rruges drejt pikes kufitare te Murriqanit. Te gjitha lokalet qe jane ndertuar ne kete zone, jane permbutur per shkak te rritjes se nivelit te Bunes. Ndersa ka qene pothuajse e pamundur levizja e automjeteve te vogla ne kete pjese te rruges. Situate ka qene problematike gjate dites se djeshme edhe ne Ajasem, Bahcallek, ku niveli i ujit ka shkuar deri ne 1 meter. Fryrja e lumit Buna dhe e lumit Drin ka bere qe te rritet dhe niveli i ujit ne liqenin e Shkodres.
Sipas te dhenave nga Ministria e Brendshme ne rrethin e Shkodres numerohen 10 mije e 400 ha toke te permbytura, 2489 shtepi ndodhen nen uje, ndersa jane evakuar 4780 banore. Vazhdon evakuimi i banoreve nga lagjet Ajasem, Kiras, nga komuna e Bushatit, Gur i Zi, Velipoje. Permbytjet me te medha jane ne komunen e Dajcit, Velipojes dhe Bushatit. Ndersa rruga qe lidh qytetin me pjesen tjeter te vendit, eshte e kalueshme.
Operacionet e ndihmes
Forcat e ushtrise vazhdojne te kryejne operacione shpetimi dhe evakuimi, si dhe duke vendosur argjinatura me thase rere ne zonat e prekura nga permbytja. Ne aksion jane angazhuar edhe tre helikoptere te Farkes qe po sherbejne per transport ne zonat ku levizja nga toka eshte veshtiresuar prej sasise se madhe te ujit. Nga rezervat e shtetit, jane shperndare 17. 6 tone sheqer, 14. 7 tone makarona, 12. 6 tone vaj ushqimor, 7. 5 tone oriz, 7. 9 tone konserva mishi, 1. 6 tone fasule, 0. 5 tone kripe, 7. 7 tone uje, 10 tone detergjent, 10 mije cope sapune. Po keshtu jane derguar ne Prefekturen e Shkodres, 78 cadra dhe jane derguar per t'u perdorur per mbrojtje nga ujerat 41 mije thase rere. Ndihma jane magazinuar ne depot e ushtrise ne Gjader te Lezhes, si dhe ne ish Uzinen e Telave ne Shkoder. Edhe aeroporti ushtarak i Gjadrit eshte vendosur ne gadishmeri, per shperndarjen e ndihmave nga ajri, qe pritet te vijne nga disa vende europiane. Ekipet greke te mbrojtjes nga zjarri dhe shpetimit me 35 efektive, jane stacionuar ne Vaun e Dejes. Ndersa dje ne mengjes erdhi ne Shqiperi nga pika e kalimit kufitar e Hanit te Hotit, ekipi slloven i ndihmes per emergjencen. Nga strukturat e Forcave te Armatosura vazhdojne operacionet e dergimit te ndihmave ushqimore per komunitetin dhe te bazes ushqimore per gjene e gjalle per ne komunat Dajc, Velipoje, Guri i Zi, Bashkia Shkoder (lagjet Livadhe, Bahcallek, Ajasem).
Strukturat e Forcave te Armatosura jane angazhuar per evakuimin e rreth 160 personave ne Komunen Bushat, fshatin Mali Jushit, Obot, komuna Ana malit, Ura Gjon Lulit, Komuna Velipoje, Komuna Rrethina, Bashkine Shkoder ne lagjet Bahcallek dhe Livadhe.

Shperndarja e ndihmave
Ne komunen Dajc 8 ton ushqime, 1000 pale cizme
Ne komunen Velipoje, 2 ton ushqime, 2 ton uje
Ne komunen Guri i Zi, 2,5 ton ushqime
Ne bashkine Shkoder 50 pako ushqime ne lagjen Livadhe
Imami: Gjendja eshte nen kontroll
Ministri i Mbrojtjes Arben Imami gjate gjithe dites se djeshme ndodhej ne qarkun e Shkodres, per te ndjekur nga afer situaten e krijuar nga permbytjet ne shume zona. Ai ka inspektuar dje fshatin Mali i Jushit ne komunen e Bushatit, e permbytur nga lumenjte Bune dhe Drin. Ne nje takim me banoret e ketij fshati, Imami beri thirrje per qetesi dhe evakuim te tyre. Ministri Imami deklaroi se "gjendja eshte e qendrushme dhe nen kontroll". Rreth mesdites Ministri i Mbrojtjes u nis me helikopter drejt zones se Velipojes, per te inspektuar zonat e prekura aty nga permbytjet. Ministri Imami ka siguruar banoret per ndihmen e panderprere te Forcave te Armatosura, te cilat jane te angazhuara per te qene ne gatishmeri te plote per cdo rast. Vec Forcave tona te Armatosura, ne operacionet e ndihmes per zonat e permbytura, jane angazhuar edhe 14 forca te sigurise se Kosoves, si dhe 2 trupa te NATO-s.
Reshjet do te vazhdojne edhe kete jave
Zonat e permbytura jane perfshire serish sje nga reshje shiu. Dje ne Shkoder jane regjistruar 60 mm shi, ne Lezhe 16 mm. Sinoptikanet e Forcave Ajrore parashikojne mot te paqendrueshem, per te pakten edhe kater dite te tjera. Gjate dites se hene moti parashikohet te jete me vranesira te dendura, te cilat do te vijne duke u shtuar. Vendi yne do te jete nen pushtetin e reshjeve te shiut dhe debores. Edhe pse me intensitet jo te larte, reshjet e shiut do te vazhdojne ne zonat e permbytura, si dhe ne pjesen me te madhe te territorit te vendit. Ndersa ne zonat malore dhe ne ato me lartesi mbi 800 metra, do te kete reshje debore. Ndersa ne pjesen e dyte te dites se hene, pritet nje permiresim i lehte i kushteve atmosferike dhe vranesirat do te alternohen dhe kthjellime te perkohshme. Temperaturat ne vendet malore do te jene ne 0 grade celsius. Sipas meteorologeve, temperaturat do te zbresin me 4-5 grade celcius per shkak te nje mase ajrore te ftohte, qe ka hyre ne vendin tone, duke bere qe ne vendet malore ato te zbresin nen zero grade. Te marten dhe te merkuren reshjet e shiut, pritet te jene me te dendura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›