E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi-Hoxha, me e keqja kaloi

Kryetari i Komitetit te Digave te Medha, Farudin Hoxha, siguroi dje se kaskada e Drinit eshte e sigurte dhe do te qendroje ashtu sic ka ndenjur deri me sot. Gjate nje takimi me Presidentin Bamir Topi, eksperti dha fjalen e nderit se Drini eshte i sigurte dhe te gjithe mund te qendrojne rehat ne shtepite e tyre. "Bej cudi qe dikush mundohet te leshoje ndonje tymnaje te pavertete, absolutisht te pavertete. Une ju siguroj me fjalen time te nderit dhe jo vetem timen, por edhe te shokeve te mi, me te cilet kemi punuar per keto vepra, qe te jene te sigurte, si ne shtepite e tyre", tha Hoxha. Deklarata e tij qetesuese per banoret e zonave te cilet jane trembur nga rreziku i permbytjeve, u be pas takimit qe eksperti pati me kreun e shtetit Topi. Ky i fundit e thirri ne Presidence, per tu njohur me nga afer me situaten ne zonat veriore ku jo pak komuna jane permbytur nga derdhja e lumenjve. Ne kete situate, Presidenti Topi, gjeti vendin qe tu beje thirrje te gjitha forcave politike per solidarizim, larg debateve. "Ka nje mesazh qe une deshiroj te jap sot si President i Republikes ne vazhdim te atij mesazhi qe kam dhene nga Dajci. Ky eshte qe te gjithe pa perjashtim, te gjitha institucionet, mbare politika, te gjithe qytetaret duhet te rrisin ndjeshem bashkepunimin, frymen e solidaritetit, e cila eshte tradicionale per shqiptaret", beri thirrje presidenti. Sipas tij, pavaresisht nga retrospektiva dhe direktivat politike, ne ne te tilla raste duhet te ndihmojme njeri-tjetrin me c'te mundemi per te dale sa me shpejt dhe per ta kthyer ne rrjedhe normale. "Natyrisht qe me pas, kur gjerat kalojne, mund te diskutohet, mund te debatohet, mund te rritet ndjeshmeria per permiresimin e elementeve teknike-organizative, por te gjithe se bashku sot duhet te fokusohemi tek dalja sa me shpejt te jete e mundur nga situata e zonave te permbytura", keshilloi kreu i shtetit, duke bere me fije faktin se qytetaret kane nevoje pervec ndihmes direkte, pervec nje organizimi kompleks, i cili do te realizohet, per nje mesazh optimist. Nga ana e tij, profesor Hoxha tha se probabiliteti eshte qe fenomenet negative te vezhguara deri me sot ne kaskaden e Drinit te shkojne duke u zvogeluar, duke u minimizuar, sepse edhe gjithe statistikat shkencore te matura deri me sot tregojne qe piket e tyre jane ne muajin nentor, ne muajin dhjetor dhe pastaj shkojne gjithnje duke rene. "Sigurisht qe mund te kete edhe ndonje aksident rruges sic ndodh ne ndonje rast, por e pergjithshmja eshte, trendi eshte qe kaskada do te shkoje drejt permiresimit", tha eksperti. Ai siguroi Presidentin Bamir Topi, qe ta beje gjumin me te qete, sepse gjera te tilla do te shkojne drejt minimizimit. "Padyshim qe ne mbarim te kesaj ngjarjeje kaq te madhe, besoj qe te gjithe strukturat e shtetit shqiptar, edhe specialistet dhe tekniket e kesaj fushe do te merren me analizen e ketij problemi per te bere qe here tjeter, te tilla gjera te mos ndodhin", tha ai.
Presidenti Topi, therret ekspertet per permbytjet ne veri
Presidenti Bamir Topi, u njoh dje nga afer dhe me hollesi nga profesor Farudin Hoxha lidhur me situaten e hidrocentraleve dhe gjendjen e digave ne kaskaden e lumit Drin, ku inxhinier Hoxha ka qene nje nga projektuesit dhe ndertuesit duke mbetur nje nga hidrologet me te afte e me te njohur ne vend ne kete fushe. Ky i fundit e siguroi kreun e shtetit se situata ne kaskaden e Drinit permiresohet dhe ka elemente te larte te sigurise. Nderkohe qe Presidenti e siguroi se qe te gjitha strukturat e shtetit jane ne nje bashkepunim intensiv, mjaft profesional.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›