E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleksander Frangaj tregon risite e grupit mediatik

E kemi pare disa here ne panele apo debate televizive, te diskutoje mbi ceshtje te ndryshme, si nje nder gazetaret e vjeter te shtypit shqiptar. E nese jane te shumte njerezit, qe e njohin si Drejtorin e Pergjithshem te Televizionit Kombetar Klan, ndoshta te pakte jane ata, qe dine rrugen e gjate te Aleksander Frangajt ne media e vecanerisht rolin e tij ne themelimin e disave prej tyre."Tv Klan" eshte pa dyshim me i realizuari. Ne nje interviste krejtesisht informale ne skenen e programit "E diela shqiptare", ku nuk ka munguar sensi i tij i humorit, Aleksander Frangaj iu eshte rikthyer kujtimeve, por edhe nostalgjive te dikurshme, per te rrefyer sfidat dhe projektet e se ardhmes. Ka nisur me vitet e rinise se hershme, kur atehere si student regjie u josh nga gazetaria dhe se bashku me disa nga koleget e tij krijuan nje elite, qe ne fakt i ka rezistuar ende kohes. Ka qene pikerisht kjo elite gazetaresh, qe ne redaksine e atehershme te gazetes "Koha jone" u cilesua si "klan". E pikerisht ky "klan", ku benin pjese Aleksander Frangaj, Armand Shkullaku, Blendi Fevziu, Sokol Balla, Fatos Baxhaku, Andi Bushati do te behej inicues i krijimit te revistes se pare ne Shqiperi. Dhe ajo nuk mund te quhej, vecse "Klan". Nga kjo reviste do te lindte me tej edhe radio "Klan" per te kaluar me pas ne nje projekt madhor, sic ishte Televizioni Klan, ne nentor te vitit 1997. Si themelues i ketij televizioni, Aleksander Frangaj ka kujtuar transmetimin e tij te pare, atehere ne nje studio te vogel, por me deshire e pasion te madh e sigurisht edhe me njerez te perkushtuar e te pergjegjshem. Pamjet e regjistruara te asaj kohe, kane ndihmuar emocionet, por njekohesisht edhe teleshikuesin per te kuptuar ndryshimin, per te njohur shkurtimisht rrugen e gjate, neper te cilen ka kaluar televizioni Klan, per te arritur aty ku eshte sot; nje ekran kombetar dhe nje media e rendesishme ne tregun mediatik shqiptar. Studioja modeste e asaj kohe eshte zevendesuar nga nje studio gjigante e inauguruar vetem pak dite me pare dhe e krahasueshme vetem me studiot e ekraneve evropiane. Eshte sot ky ekran, me nje staf te madh ne numer, me shume studio e investime e mbi te gjitha me prodhime dinjitoze. Por sigurisht, per te arritur deri aty, per t'u bere i krahasueshem me televizionet evropiane e vecanerisht me ato italiane, nga i cili u frymezua, "Tv Klan" ka kaluar permes nje rruge te gjate, ne te cilen mesoi te ecte gradualisht. Por, per themeluesin e ketij televizioni, per njeriun qe ka shpenzuar gjithe energjite per kete ekran, "Tv Klan" eshte rritur ne saje te njerezve. "Jane ata qe bejne diferencen" eshte shprehur Frangaj ne studion e te dieles, duke iu referuar gjithe figurave, specialisteve dhe profesionisteve, qe kane punuar e vazhdojne te punojne per kete ekran. Dashuria per televizionin e natyrisht dhe deshira per te investuar ne kete treg e kane shtyre me tej drejtorin Frangaj. Pas celjes se "Klan Kosova" disa muaj me pare, ai synon qe brenda muajit janar te hyje ne transmetim edhe "Radio Klan", e cila do te pasohet me nje tjeter ekran ne Shqiperi. "Deri ne fund te marsit, ne do te synojme te fusim ne transmetim edhe nje tjeter televizion, qe do te sjelle nje format te ngjashem me CNN dhe ku do te transmetohen lajme gjate 24 oreve", - ka pohuar ai.

"E diela shqiptare", e meshkujve dhe femrave
"E diela shqiptare" eshte rikthyer ne ekranin e Televizionit Kombetar Klan per te shenuar startimin e saj ne vitin 2010. E ky rikthim pas festave natyrisht, qe ka qene gjitheperfshires, duke sjelle permes ekranit, larmi rubrikash e argumentash, ritmesh e tingujsh, per te mbajtur perpara ekranit cdo shqiptar. Dhe si cdo jave, e diela ka nisur me debatin "Pro dhe kunder", qe kete radhe kishte ne qender nje argument te bazuar mbi gjinine. "Femrat, seksi i dobet". Te ftuarit e panelit, Rovena Dilo, Grida Duma, Blendi Klosi dhe Maks Haxhia, te ndare sipas gjinise, kane mbrojtur perkatesisht bindjen e tyre duke sjelle teza, ide, debat, por edhe batuta, shoqeruar nga nderhyrje muzikore e koreografike, qe gjithsesi ushqenin mendimin brenda te njejtit argument. Por me sa duket debati "gender" kaq aktual edhe ne bote nuk ka mundur te mos perfshije edhe dy prezantuesit, Sonila Meco dhe Ardit Gjebrea, te cilet pavaresisht premtimit nuk kane mundur t'i rezistojne tundimit per te shfaqur gjithe argumentet e tyre ne lidhje me temen. E natyrisht keto argumente, pergjigje e kunderpergjigje nuk kane mundur te mos perfshijne edhe teleshikuesit, qe kane nderhyre permes linjes telefonike. Vlerat e meshkujve dhe femrave, arritjet dhe disfatat e tyre ne jete, raportet sociale, qe ata krijojne, karriera, familja kane qene elementet e prekur ne diskutimin e panelit, qe ka ardhur plot ritem e dinamike. Ne pjesen e dyte "E diela shqiptare" ka sjelle nje tjeter atmosfere. Teleshikuesit kane mundur te shijojne permes ekranit, magjine e pakrahasueshme te nje cirku 400-vjecar, sic eshte "Embellriva". Trupa e madhe e artisteve italiane, qe prej gati nje muaji ndodhet ne Shqiperi, ka performuar ne studion e Televizionit Klan, duke rikthyer tek teleshikuesi nostalgjine thuajse te munguar te cirkut dhe duke krijuar emocione te jashtezakonshme edhe tek spektatoret e pranishem ne salle, te cilet jane perfshire ne disa prej numrave te realizuar. E megjithate javet ne vazhdim kane rezervuar te tjera surpriza per gjithe teleshikuesit e te dieles shqiptare, madje edhe per ata, qe nuk deshirojne te mbeten thjesht sit e tille. Konkursi i cifteve, do te sjelle ne ekran, jo thjesht nje gare, por nje show te vertete, ne te cilin permes bisedave, intervistave, por edhe lojerave do te revokohen dhe do te edukohen vlera, qe ne thelb do te kene familjen. Ky konkurs eshte i hapur per te gjitha ciftet, te fejuar, qe bashkejetojne, te martuar prej vitesh apo edhe te sapomartuar. Per ciftin fitues do te kete edhe nje supercmim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›