Eksportet rritën çmimet e produkteve bujqësore

Bie fjala, vite më parë, një kilogram shalqi binte poshtë 10 lekëshit për kilogram, ndërsa këtë viti ka qenë më shumë se 20 lekë.
Shkaku kryesor për këtë nivel çmimesh është rritja e ndjeshme e eksporteve bujqësore shqiptare me vendet e rajonit. Kjo rritje ka ardhur pas marrëveshjes tregtare CEFTA me vendet e rajonit. Shqipëria ka eksportuar produkte bujqësore në disa vende si në Gjermani, Bullgari, apo edhe në Republikën Çeke.
Sipas INSTAT, disa produkte si domatet, trangujt, specat në korrik janë tregtuar me çmime më të larta. Ndërsa vjet domatja u tregtua me çmim mesatar 51.9. lek/kg, këtë korrik çmimi mesatar llogaritet në 91.7 lek/kg, me rritje prej 40 lekë. Speci ndërsa vjet shitej me çmimin mesatar 59.2 lekë/kg, sivjet po shitet me 61.3 lek/kg, fasulja nga 201.7 lek/kg, shitet sot me 218 lek/kg, etj.
Por duket që për këto prodhime, për të cilat janë të larta kërkesat nga tregjet e rajonit, ku kryeson Kosova, pasi ka dhe produkte, çmimet e të cilave sivjet janë më të ulëta nga vjet, kryesisht qepa e thatë, mollët, portokallet dhe patatet. Burime zyrtare të ministrisë së Bujqësisë bëjnë të ditur se rritja e eksportit të produkteve bujqësore shqiptare me vendet e rajonit, kryesisht Kosovën lidhet edhe me kushtet jo të favorshme atmosferike në Evropë në stinën e pranverës si dhe me kërkesat e vendeve të rajonit janë shumë të larta. "Në total eksportet e prodhimeve bujqësore më të kërkuara shqiptare janë rritur me 30 për qind", thanë burimet e MBUMK-së.
Nga ana tjetër edhe thatësira që po shoqëron Shqipërinë prej më se dy muajsh po ndikon në rënie të prodhimeve të tjera të fushës, por që gjithsesi, parashikohet të jenë 3% më shumë nga vjet. Përveç anës pozitive të rritjes së eksporteve të prodhimeve bujqësore, që ndikon në rritjen e të ardhurave të fermerëve, ana negative lidhet me xhepin e qytetarëve, të cilët sivjet po i blejnë më shtrenjtë prodhimet vendase. Të mësuar me prodhimin tradicional të fushës shqiptare, kërkesa për to vijon të jetë më e lartë, pavarësisht se në tregjet vendase ka shumë prodhime nga importi. /Start/
2012-08-25 09:04