E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Islamin e caktoi opozita

Kreu i Kuvendit, Jozefina Topalli, ka deklaruar se anëtarët e delegacionit janë dhënë nga opozita. Në një njoftim për shtyp të Kuvendit theksohet se “mazhoranca nuk cakton emrat e opozitës në Asamblenë e Këshillit të Europës. Zoti Kastriot Islami ka qenë anëtar i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe mbetet deri në momentin që opozita do të caktojë emrat për këtë delegacion. çdo interpretim tjetër është spekulativ dhe abuziv. Kuvendi fton opozitën të përcaktojë emrat e saj për delegacionin e Asamblesë së Këshillit të Europës, Asamblesë së NATO-s, Asamblesë së OSBE-së dhe institucione të tjera”. Ndërsa Topalli ka dhënë një interpretim në lidhje me prezencën e deputetit Kastriot Islami, ajo nuk ka sqaruar për emërimin e parlamentarit Shpëtim Idrizi, si pjesë e delegacionit tonë në Strasburg. Kjo pasi Idrizi nuk është pjesë e asnjë grupi parlamentar.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›