E Diel, 1 Nëntor 2026

Haiti, nxirret i gjallë nga rrënojat pas 11 ditëve

Mrekullia

Ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit janë mbyllur dhe qeveria ka dhënë një numër të ri viktimash, rreth 150 mijë në vend, ka ndodhur një tjetër mrekulli. Një djalosh 24 vjeç, Wismond Exantus, është nxjerrë i gjallë nga gërmadhat e një hoteli ku punonte në shpërndarjen e ushqimeve. I riu ka arritur të mbijetojë me pije të gazuara dhe biskota. Shpëtimi i tij erdhi pak kohë pasi qeveria e Haitit i kishte deklaruar të mbyllura kërkimet për të mbijetuarit. Jeta e dytë e djaloshit 24-vjeçar i detyrohet dy grabitësve që kanë dëgjuar zëra teksa kërkonin mes gërmadhave. Menjëherë janë lajmëruar kalimtarët që kanë arritur të njoftojnë dhe të sjellin në kohë në vendin e ngjarjes skuadrat franceze të shpëtimit. I riu, edhe pse ishte bllokuar nga një copë e madhe betoni, kishte akses ndaj ushqimeve në hotelin ku punonte. Sipas mjekëve, gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›