Topalli: Jam e sigurt për mbështetjen që mësuesit do japin për PD
SHKODËR- Një takim i ngrohtë dhe miqësor me arsimtarët shkodranë në sheshin e pedonales, pranë godinës së Bashkisë Shkodër, me arsimtarët shkodranë, i ka dhënë besimin e duhur kryetares së Parlamentit dhe nënkryetares së Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, se komuniteti i arsimtarëve do të mbështetë Partinë Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit.
Pasi ka ndjekur me interes edhe një koncert nga grupet artistike të këtij qyteti, kryeparlamentarja Topalli, në fjalën e saj shprehu konsideratat më të mëdha për këtë shtresë të nderuar të shoqërisë shqiptare.
"Misioni i mësuesit është misioni më fisnik. Influenca e mësuesit tek fëmija është unike, e pazëvendësueshme. Ndaj, edhe ne, edhe kur kalojmë moshën, edhe kur kalojnë vitet, kur shohim mësuesit, e lidhim me atë që ato na kanë dhënë. Sigurisht e lidhim edhe me atë moshë në të çilen njeriu është i 'uritur' për të marrë njohuri për të mësuar me çdo kusht dhe provon veten në garën e të mësuarit, në garën e dijes, në garën e ecjes përpara që është gara më e bukur që të jep sodisfaksionin më të madh”, u shpreh zonja Topalli në takim.
Bazuar në atë që qeveria shqiptare me në krye Sali Berishën ka bërë për këtë shtresë si dhe për programin ambicioz që ka për mandatin e ardhshëm, zonja Topalli u shpreh e bindur për mbështetjen që mësuesit në tërësi, në të gjithë Shqipërinë, do të japin për Partinë Demokratike. “Arsyeja e parë, dhe mbi të gjitha është vëmendja, prioriteti, besimi dhe nderimi i madh dhe vullneti i fuqishëm për të respektuar mësuesin në profesionin e tij, duke e mbështetur atë", nënvizoi ajo.
Ndërkohë, Topalli evidentoi disa nga arritjet e qeverisë demokratike, duke theksuar se “gjatë kësaj periudhe kemi rritur trefish numrin e studentëve në universitete, kemi rritur me 32 për qind numrin e maturantëve, kemi rritur me 34 për qind numrin e nxënësve që studiojnë në shkollat profesionale, kemi rritur nga 120 deri në 140 për qind rrogat e arsimtarëve të të gjitha niveleve".
(m.a/ata/BalkanWeb)