E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Jam gati të kontrollohem dhe 300 herë të tjera

Autori i Lajmit: red.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i kundërpërgjigjet deklaratave të opozitës për hapjen e dosjes së saj. Pas deklaratës së kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Sigurisë dhe Administratës pranë Asamblesë Kombëtare, Ylli Manjani, zëdhënësja e kryeparlamentares tha se Topalli është kontrolluar nga tre komisione. “Sa për akuzën personale të fabrikuar nga Edvin Rama, dua t i them këtij tellalli të mashtrimit, se pastërtia e figurës së Kryetares së Kuvendit është kontrolluar tre herë nga komisione të ngritura nga Partia Demokratike e nga Partia Socialsite, dhe ajo është e gatshme të verifikohet edhe 300 herë të tjera, ndërkohë që kryetari i Partisë Socialiste nuk është verifikuar asnjëherë”, - tha zë dhë në sja, Suela Ruseti. Ajo pohoi se konsensusi për këtë proces është shumë i çmuar, por jo më i çmuar se verifikimi dhe e vërteta në këtë proces duke paralajmëruar në këtë mënyrë votimin e draftit dhe pa votat e opozitës. Sipas Rusetit jo më larg se 24 orë më parë për shkak të politikës së shpifjeve dhe trillimeve më të ulta, shqiptarët e fundosën Edvin Ramën dhe partinë e tij, duke e renditur në vendin e katërt e të fundit. “Jam këtu për t ju deklaruar se, kërkesa për shtyrjen e kalimit të ligjit për pastërtinë e figurave ka ardhur me ngulm nga Partia Socialiste, pas bojkotit të Komisionit të Ligjeve. Frikë e tmerr kanë ata që kërkojnë shtyrjen e këtij ligji apo pengimin e rishikimit të pastërtisë së figurave”, - tha ajo. Paraditen e djeshme kryeparlamentrja, Jozefina Topalli pohoi se kërkesat e opozitës janë shkaku i mosmiratimit të ligjit për hapjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. “Në seancat e mëparshme, opozita ka kërkuar kohë. Mendoj, që kur opozita kërkon kohë, mirë është që t i jepet kohë. Uroj që kohën e kërkuar ta përdorë në mënyrë që të marrë vendimin e duhur, për t u ndarë nga e kaluara e tyre e rëndë, shumë e rëndë”, - ka theksuar Topalli.

Ky lajm është publikuar: 30/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›