E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Kampione ne luften kunder korrupsionit

Ne emisionin “Top Story”, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli eshte shprehur se qeveria aktuale eshte kampione ne luften kunder korrupsionit.

“Kemi arritur qe Shqiperia te renditet sipas TI, si qeveria kampione ne luften kunder korrupsionit. Nuk e kam menduar se do permendeshim nga raportet nderkombetare per kurrupsionin dhe se do ishim ne vendin e pare. Ne vitin 2009 Shqiperia do jete me viza te liberalizuara. Ne fund te vitit te pare te mandatit te ardhshem, shqiptaret do udhetojne pa viza”, theksoi Topalli.

Me tej, kryeparlamentarja ka shtuar se ne raportin e BB-se, Shqiperia ka arritur te percaktohet si vendi i dyte per reformat ne tregun e lire. “Shqiperia hiqet nga harta e trafiqeve te droges dhe kjo vjen kur Shqiperia ne vitin 2005 ishte si nje trup i vdekur pa arterie. Nderkombetaret thone: si ka mundesi qe ne tre vite te sjellesh 3.2 miliarde dollare me shume nga tatimet dhe doganat? Ne ne tre vjet kemi shtuar 3.2 miliarde dollare. Kjo eshte nje e dhene konkrete e luftes kunder korrupsionit dhe keto jane te perkthyera ne rruge”, vijoi Topalli. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›