E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama vijon takimet per buxhetin e bashkise

Bashkia e Tiranes ka vijuar takimet me komunitetin e njesise bashkiake numer 3 per hartimin e buxhetit per vitin 2009 me nismen “Thuaj fjalen tende”.

Ne buxhetin e vitit 2009 parashikohet te perfshihet ne nje program te vetem te fondeve sociale dhe ato te solidaritetit per kategorite ne risk te komunitetit, duke nisur nga femijet deri tek te moshuarit.

“Me fondin e komunitetit nga njera ane dhe me fondin social te solidaritetit nga ana tjeter ne do t’u vime edhe me shume ne ndihme njerezve ne nevoje dhe do t’u qendrojme edhe me prane sidomos femijeve ne nevoje. Ne kemi nje tjeter hap te madh te rendesishem dhe te ri perpara ne funksion te nje kryeqyteti i cili do te jete gjithnje e me i mire ne infrastrukture”, eshte shprehur Rama.

Gjate vitit 2009 do te funksionojne 8 qendra sociale qe do tu vijne ne ndihme grupeve ne nevoje.

“Duke u konsultuar me komunitetin per hartimin e buxhetiti te viti 2009 - tha Rama - do te jemi me afer nevojave dhe problemeve te qytetareve”.

“Kjo praktike u ndoq edhe per hartimin e buxhetit 2008 i cili pati rezulate konkrete”, shtoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›