Topalli: Reforma ne drejtesi, per transparence

Topalli ka theksuar se mazhoranca qeverisese kerkon nje transparence me te madhe ne sistemin gjyqesor.
“Rrogat ne sistemin gjyqesor jane 600, 700 dhe 800 mije leke. A mundet qe me nje rroge te tille nje prokuror apo nje gjykates te kete nje makine 70 mije euroshe dhe vila ne mal e bregdet? Detyra jone eshte te bejme nje reforme te madhe, qe do te thote te prekesh shume interesa dhe ekuilibra, por kjo eshte nje reforme e domosdoshme”, ka deklaruar Topalli.
Sipas saj, reforma ne drejtesi duhet te kete dy pikat e permendura nga ambasadori Helmut Lohan, pergjegjshmerine ndaj ligjit dhe pavaresine.
“Jam e kenaqur qe kam degjuar deklaraten e ambasadorit te KE qe tha se, reforma ne drejtesi ka dy aspekte: pergjegjshmeria ndaj ligjit dhe pavaresia. Dhe ne raportin e KE theksohet dhenia e llogarise nga ana e punonjesve te gjyqsorit. Ne po punojme qe te funksionoje ligji, nuk duhet te jete askush mbi ligjin”, ka pohuar Topalli.
Ajo ka shtuar me tej se per ligjin per prokurorine mazhoranca do te kerkoje konsensusin e opozites.