Skrapar, aksident në gurore, punëtori dëmton shtyllën kurrizore
Puna për nxjerrjen e gurrit dekorativ në pllajën e malit Tomorr rrezikon t'i marrë jetën një 43-vjeçari. Gramoz Qamo, është aksidentuar rëndë gjatë mesditës së sotme ndërsa ndodhej duke punuar për nxjerrjen e gurrit dekorativ.
Një masiv dheu dhe gurri mësohet se kanë zënë poshtë Qamon, banor i fshatit Novaj në rrethin e Skraparit.
Ai ka qënë duke punuar privatisht për të nxjerr gurë dekorativ me qëllimin për ta tregëtuar më pas tek firmat private që veprojnë në këtë zonë.
Kanë qënë shokët e tij të punës të cilët e tranpsortuan me urgjencë drejt spitalit të Beratit.
43-vjeçari është dëmtuar rëndë në shtyllën kurizore dhe u dërgua për ndihmë më të specializuar drejt spitalit ushtarak në Tiranë.