E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli Keto 20-vite vite te reformave e transformimeve te guximshme ne Shqiperi

Parlamentarë nga lindja e perendimi u mblodhën ne Capitol Hill, në Washington, në takimin e Forumit Parlamentar për Demokraci.
Kryetarja e Kuvendit të Shqiperisë, Jozefina Topalli ishte e ftuar në këtë Forum, mes një numri të madh personalitetesh nga e gjithë bota, dhe rreth 100 krerë dhe përfaqësues parlamentesh nga SHBA, Parlamentit Evropian, Kanadaja, Republika Çeke, Gjeorgja, Meksika, Gjermania, Islanda, Italia, Lituania, Norvegjia, Polonia, Portugalia , Suedia, Turqia, Ukraina dhe vende të tjera.
Forumi u përshëndet nga Kryetari i Dhomës së përfaqësuesve të SHBA John Boehner, i cili shkembeu një bisedë të shkurtër edhe me kryeparlamentaren Jozefina Topalli.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë në fjalën e sja vlerësoi peshën që merr ky forum, në një kohe kur vazhdon të rritet numri i atyre vendeve të cilat kërkojne të kalojnë nga regjime autokratike në demokraci. Duke marrë si shembull rrugëtimin e gjatë dhe të dhimbshëm të Shqipërisë, nga diktatura komuniste në demokraci, Kryetarja Jozefina Topalli foli per vuajtjet dhe pengesat e shumta që shoqëruan këtë periudhë të errët të historisë së Shqiperisë, për të mbërritur deri në fillimvitet 90’. “20-vite më parë, tha Kryetarja e Kuvendit, shqiptarët më në fund fituan lirinë, dhe këtu fillon magjinë e vetë e munguara jonë e madhe. Këtu fillon dhe mrekullia e lirisë! Këto 20-vite kanë qenë vite të reformave e transformimeve të guximshme.
Në këto pak vite, Shqiptarët kanë rikuperuar shekuj të gjatë.

Liria funksionon. 20 vite më parë ne ishim vendi më i varfër në botë. Sot, Shqipëria, vlerësohet ndër ekonomitë e vogla më të stabilizuarat. Sot, Shqipëria nuk është në reçension. Ndërsa para dy dekadash, ne ishim totalisht të izoluar, sot lëvizim në Evropë pa viza. lëvizja e lirë është një tjetër dimension i fuqishëm i lirisë.” Duke folur për parlamentarizimin në Shqipëri, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, tha se lejtmotivi i axhendës së parlamentit shqiptar në vitet e fundit kanë qenë reformat.
“Parlamenti është institucioni kyç në demokraci. aty konfrontohen momentet kyçe të vendimeve kombëtare. Në vendin tim, lajtmotivi i axhendes së parlamentit janë reforma. Ka pasur periudha kur opozita nuk ka votuar reforma që kërkojnë 3/5 e votave. Kjo ka qenë e dhimbshme për mua. Pavarësisht kësaj parlamenti i ka qëndruar fort misionit te tij.”

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, shtoi se 20 vitet e fundit, kanë qenë vite të reformave dhe transformimeve të vazhdueshme.

“Sot shqipëria ka ndryshuar ne mënyrë dramatike. Më lejoni të përsëris se gjatë rrugëtimit tonë mbështetja e vendeve te lira si SHBA dhe EU ka qene e domosdoshme. Ne u jemi mirënjohës! Dhe kjo asamble globale sot është një forum që ka mundësi e detyrë të mbështesë ato vende, qe po përpiqen te kalojnë nga regjimet autokratike ne demokraci.”
Kryetari i Dhomës së përfaqësuesve të SHBA John Boehner, gjatë fjalës së tij vleresoi rolin qe ka luajtur Forumi Parlamentar për Demokraci në fuqizimin e demokracisë

Ai theksoi se “Kongresi SHBA, do vazhdojë të jetë partner i të gjithëve ju. Me progresin që ka nisur këta 20 vitet e fundit, edhe 20 vitet që do të vijnë, atëherë do të ketë më shumë demokraci, kudo në botë.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›