E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruli Opozita po perdor politikisht Bulqizen per te per te perbaltur Shqiperine

Ministri i Bujqësisë Genc Ruli deklaron se opozita po përdor politikisht Bulqizën për të denigruar qeverisjen dhe për të përbaltur Shqipërinë. Ai shpjegon arsyet e padisë që ka ngritur ndaj deputetit Sajmir Tahiri, i cili pak ditë më parë e akuzoi atë, për përfshirje në aferat me koncesionet e kromit, të bëra gjatë kohës kur ka qenë ministër i Ekonomisë. Sipas Rulit, pas akuzave të Tahirit fshihet kryesocialisti Edi Rama.

Ministri Ruli thotë se akuzat e hedhura ndaj tij, tregojnë qartë se cili është kursi i ri politik i Partisë Socialiste.

Ruli kujton se gjatë viteve kur ai ishte në detyrën e ministrit të Ekonomisë, u mundësua zhbllokimi i investimeve në industrinë minerare, madje rritja e tyre, rritja e eksporteve dhe pagave për minatorët.

Por, sipas tij, gjatë atyre viteve ka pasur presione nga grupe të caktuara interesi të lidhura lidhura politikisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›