E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Kurban Bajrami ka në thelb sakrificën

26-10-2012 / Gazeta 55

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli uroi dje të gjithë shqiptarët për festën e Kurban Bajramit. Sipas saj, urimi shkon për të gjithë ata që sakrifikuan për këtë vend dhe bënë të mundur që vendi ynë të jetë i lirë

“Sot të gjithë shqiptarët nderojnë festën e besimtarëve myslimanë. Sot të gjithë nderojmë festën e Kurban Bajramit. Ndoshta është festa që ka gëzim më të madh brenda vetes. Në këtë 100-vjetor, kjo festë sigurisht që gëzimin e ka të veçantë, unik, të jashtëzakonshëm. Duke pasur në thelbin e saj sakrificën dhe humanizmin, natyrisht një mendim i veçantë shkon tek të gjithë ata shqiptarë që e deshën dhe e duan aq shumë këtë vend, që sakrifikuan e sakrifikojnë  për këtë vend dhe që bënë të mundur  që vendi i tyre të festojë 100 vjetorin në liri. Sakrifica e humanizmi i shqiptarëve në shekuj e deri më sot bënë që  ato të  jetojnë në paqe e liri në të gjitha trojet tona. Me gjithë zemër u uroj të gjithë besimtarëve Gëzuar Festën e Kurban Bajramit!”, përfundoi urimin e saj, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›