E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tapi per tokat turistike ne perdorim

Rozeta Rapushi
Te gjithe ata persona qe kane ne perdorim tokat e ish-ndermarrjeve bujqesore ne zonat turistike, do te kene mundesine te behen pronare te tokes. Amendamenti i bere publik nga kryeministri Sali Berisha, dy dite me pare ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD-se, mori forme dhe u votua menjehere diten e djeshme ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve dhe ate te Veprimtarive Prodhuese. Sipas amendamentit te propozuar nga fillimi i vitit te ardhshem, te gjithe ata persona qe kane ne perdorim tokat e ish- ndermarrjeve bujqesore ne zonat bregdetare, do te kene mundesi te behen pronare te tyre. Por sipas amendamentit, siperfaqja do te jete e kufizuar deri ne 750 m2 per. Me shumice votash, dy komisionet miratuan ndryshimin ne ligjin per tokat bujqesore ne zonat turistike, cka do t'u jape banoreve te ketyre tokave ne perdorim 300-750m2 toke. Nderkohe qe ata qe ato familje qe kane perdorim me shume siperfaqe se sa e percaktuar ne kete amendament, do te detyrohen ta kthejne ate, pavaresisht nese ne keto siperfaqe mund te kene bere ndertime apo investime te tjera. "Per cdo njesi, banoret qe do te perfitojne nga ky ligj 0.5 dynym kane marre 10 here me shume. Ne pronesi me ligj do jepet vetem 0.5 dynym",-tha deputeti Ilir Bano. Nderkohe qe sipas ndryshimeve ne projektligj, trajtohen edhe banoret te cilet kane ne perdorim ish ndermarrjet bujqesore. "Jane rreth 816 familje te evidentuara, te ardhura ne Ksamil nga 1 gusht 1991, deri ne 4 maj 1994",-tha kryetari i Komisionit te Veprimtarive Prodhuese, Jemin Gjana. Edhe kjo kategori personash do te perfitojne te drejten e marrjes ne pronesi, por gjithnje ne baze te siperfaqes qe ka percaktuara amendamenti, pra 750m2, siperfaqe e cila eshte per 6 pjesetare te familjes. Siperfaqja ulet me 150m2 per ato familje qe kane me pak se 6 pjesetare, por nuk mund te ulet me pak se 300m2. Edhe kreu i Komisionit te Ligjeve, Ilir Rusmali, theksoi se ne rastin e tokave ne Ksamil, kur banoret asnje here nuk e kane pasur pronesine e tokes do te perfitojne nga ky rregullim i ligjit. "Ne rastin e ketyre familjeve nuk do u japim tokat qe kane zene, por do i kompensojme diku tjeter. Edhe ne ish-fermat bujqesore edhe ne zonat turistike nuk i jepet pjese nga ajo qe kane, po kompensim per ate qe kane pasur",-tha Rusmali. Nderkohe qe ende nuk eshte percaktuar si duhet se cfare do te ndodhe me familjet qe kane bere ndertime apo shtepi pa leje, nese do te kene mundesi legalizimi te ndertimeve te tyre apo jo. Ndryshimet qe iu bene projektligjit per tokat bujqesore do te diskutohet dhe votohet ne seancen e sotme plenare, e fundit per kete sesion parlamentar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›