E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, me kfW: Shpejt dy linja energjie ne Shqiperi

Qeveria shqiptare, do te vijoje bashkepunimin me Gjermanine ne te ardhmen, ne sektoret e furnizimit me uje dhe energji. Gjate nje takimi me zv/drejtorin e Bankes Gjermane per Zhvillimin kfW, Roland Siller dhe ambasadorin gjerman ne vendin tone Bernd Borxhard, kryeministri Sali Berisha, shprehu falenderimet per mbeshtetjen e konsiderueshme financiare qe qeveria gjermane i ka dhene Shqiperise, ne kuader te bashkepunimit financiar te cilat zbatohen nga kfW ne sektoret prioritare per vendin, sic eshte furnizimi me uje dhe kanalizimet, energjetika dhe sektori ekonomik e financiar. Kreu i qeverise, theksoi se te gjitha projektet qe po financohen nga KFV, kane gjetur nje zbatim me efektivitet dhe ne kohe ne Shqiperi. Nderkohe, ambasadori gjerman Borchard theksoi se ndihma financiare e qeverise gjermane, vetem dy vitet e fundit, ka arritur ne 120 mil Euro. Ai theksoi bashkepunimin shume te mire me institucionet shqiptare ne realizimin e ketyre investimeve. Dy projekte te rendesishme ne fushen e energjise, te cilat do te financohen se shpejti, jane linja unazore 110 kv ne Jug te Shqiperise dhe linja e transmetimit 400 kv Shqiperi - Kosove.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›