E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-në e godet moti i keq, vdesin 11 vetë

Të paktën 11 persona humbën jetën në Amerikën e Veriut nga moti i ftohtë dhe reshjet e dëborës që përfshinë SHBA-në dhe Kanadanë. “Në Utah, dy burra humbën jetën pasi u zunë nga një ortek”, shkruante gazeta “Salt Lake Tribune”.

Ndersa në Wisconsin, nëntë persona mes të cilëve një grua dhe një fëmijë shtatë muajsh humbën jetën nga një aksident automobilistik. Qindra udhëtarë mbetën të bllokuar në aeroportin e Çikagos.

Sipas shërbimeve meteorologjike në veriperëndim të vendit ku trashësia e dëborës arriti rekordin javën e kaluar është parashikuar që do të vazhdojë moti i ftohtë dhe trashësia e dëborës do të arrijë në 22 centimetra në Portland dhe Oregon dhe 61 centimetra në malet përreth.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›