Topalli Mirepresim cdo propozim

Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli deklaroi se mazhoranca është e hapur dhe mirëpret cdo propozim që vjen në drejtim të konsolidimit të mëtejshëm të standardeve.Duke folur në një konferencë për media nga selia e kuvendit, Topalli theksoi se bllokimi i punës së parlamentit do të ishte humbje kohe për vendin.
Kryeparlamentarja në konferencë foli edhe për pjesëmarrjen në Forumin parlamentar për Demokracinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u bëri me dije të pranishmëve, transformimin dhe përparimin, që sipas saj ka Shqipëria.
Ndërkohë në fundjave Topalli dha një intervistë për "Zërin e Amerikës", prej nga ku la të kuptohej se propozimet e Partisë Socialiste për të ndryshuar rregullat e kuvendit ka gjasa te mos pranohen te gjitha, vecanerisht rikthimin ne rregullore i nenit qe percakton Reforma parlamentareTopalli: Në SHBA votimi i hapur Zbulohet drafti i socialistëve votim te fshehte per dekretet e presidentit per emerimin e anetareve te Gjykates Kushtetuese dhe te Gjykates se Larte.
Topalli e mbrojti fort kete nen te rregullores, qe shfuqizohet nga socialistet, por qe sic tha ajo eshte ne standartin me te larte te transparences, qe perdoret edhe ne Kongresin Amerikan.
'Në Kongresin Amerikan mbizotëron parimi i transparencës, në Kongresin amerikan nuk imagjinohet që të votohet
Në Kongresin Amerikan mbizotëron parimi i transparencës, në Kongresin Amerikan nuk imagjinohet që të votohet në mënyrë të fshehtë, sepse deputeti duhet të tregojë përgjegjësi përballë qytetarëve që e kanë zgjedhur.A ruan ai qëndrimin që duan ato qytetarë që e kanë zgjedhur apo jo dhe në këtë kuptim jo vetëm që gjykatësit zgjidhen në mënyrë të hapur dhe transparente dhe kurrë me votë të fshehtë. Edhe kryetarja e Parlamentit zgjidhet me votë nominale dhe nëse kemi bërë ne një ndryshim, ai është një ndryshim që ka çuar në një standard më të lartë, qoftë për emërimin në mënyrë transparente pa asnjë hije, ashtu siç bëhet në Senatin Amerikan, qoftë për faktit që çështjet jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më prioritare se kalendari dhe axhenda e reformave që i duhen Shqipërisë dhe shqiptarëve', tha Topalli.
Ja projekti i PS-se
Zbulohen detejet e draft propozimit që opozita ka përgatitur mbi reformën e procedurave parlamentare.Top Channel ka mundur të sigurojë një kopje të draftin përmes, të cilit socialistët synojnë si hap të parë rikthimin e Rregullores konsensuale, duke synuar vendosjes së normalitetit në veprimtarinë parlamentare.
Hartuesi i projektdraftit deputeti Ditmir Bushati e ilustron me deklaratën e përbashkët Ashton-Fule të 19 korrikut 2011, duke adresuar rekomandimet e komisionit, në veçanti 12 prioritetet kyçe.
Prioriteti i parë i identifikuar në Opinionin e Komisionit Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria thekson: “Të garantohet funksionimi i duhur i Parlamentit, mbi bazën e një dialogu politik konstruktiv dhe të qëndrueshëm mes të gjitha partive politike.
Në funksion të realizimit të këtij prioriteti socialistët propozojnë 4 ndryshime të rregullores së kuvendit.
Katër propozimet për ndryshim në rregullore jane:
-Votimi i fshehtë;
-Të drejtat themelore të opozitës
-Delegimi i atributeve të Kuvendit në instanca të tjera
-Transparenca e buxhetimit të veprimtarisë parlamentare
Sipas opozitës ndryshimi i Rregullores me vendim nr.115 datë 27.12.2005, pa konsensusin e opozitës eleminon votimin e fshehtë për shkarkimin e anëtarëve të organeve Kushtetuese sic janë Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokurori i Përgjithshëm etj. Socialistët propozojnë qe votimi per secilin anetar te organeve kushtetuese te behet me votim te fshehte dhe jo te hapur.
Si pjesë e reformës parlamentare PS kërkon rikthimin e debatit 60 minutësh në fillim të cdo seance dhe jo në fund. Në Rregulloren e Kuvendit nuk është qartësuar ende kuadri normativ i marrëdhënieve të Komisioneve dhe të deputetëve me institucionet e tjera dhe grupet e interesit. Opozita kërkon përcaktime të qarta, pa ekuivoke, që të shmanget çdo pemgesë administrative ndaj proçesit ligjbërës dhe kontrollit parlamentar.
Në 20 vjet të parlamentit pluralist thuhet në draft propozim, është zbatuar një normë e pashkruar, që kur fliste kryeministri, kishte të drejtë të bënte komente për çështjen edhe kryetari i opozitës në parlament. Që nga marsi i vitit 2011 kjo e drejtë e opozitës është mohuar totalisht. Ndërsa në fazën e dytë të reformës parlamentare PS do te propozoje krijimin e nje komisioni te perbashket parlamentar me shumicen qeverisese per te adresuar te gjitha mangesite e evidentuara nga BE.
Sondazh
A e perkrahni propozimin per votim te fshehte ne Parlament?
Po
Jo
Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_372'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(372); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Rama: Prokuroria të marrë të pandehur Rulin
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama kërkoi që Prokuroria të marrë të pandehur ish-ministrin e Ekonomisë Genc Ruli, i cili gjatë kohës që drejtonte këtë dikaster ka ndryshuar kontratën me ACR, kur në fakt këtë akt mund ta bënte vetëm parlamenti. Përzierja e punëve publike me dobësitë e interesat private
Mustafa Nano - Po lexoja dje një lajm në sitet e agjencive italiane të informacionit, që thosh se Antonio di Pietro, ish-heroi i aksionit gjyqësor me emrin Mani Pulite në vitet ’90 dhe kryetari i partisë Italia dei Valori në ditët e sotme, ka vendosur të caktojë të birin si kandidat për në zgjedhjet rajonale të tetorit. Aty ku ka frikë, transparenca është tirani
Andrea Stefani - Po shfaqen shenjat e para që e tregojnë konsensusin për reformat të pamundur. Një propozim i opozitës për ndryshimin e rregullores së Parlamentit ka ndeshur kundërshtimin e vendosur të folëses së Kuvendit. PS: Të tjera fakte për kromin
Deputeti dhe kreu i Partisë Socialiste për Tiranën, Saimir Tahiri ka ritheksuar akuzat ndaj Genc Rulit dhe zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Agron Kuliçaj si të lidhur me kondrabandën e kromit dhe shkelje të tjera në sektorin minerar. Berisha në Asamblenë e OKB
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, u nis të dielën në Nju Jork për të marrë pjesë në debatin e përgjithshëm të sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku do të mbajë një fjalim në seancë plenare.
Lajmet kryesore
Rama: Prokuroria të marrë të pandehur Rulin
"Ndryshimet në rregulloren e parlamentit të domosdoshme"
Mitrovicë, serbë të armatosur në zonë
Bulqizë, minatorët rifillojnë grevën
LDK akuza qeverisë për KEK-un