E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi-Uollfarth: Kodi i ri duhet tu japë më shumë mundësi grave

Presidenti Topi dhe ambasadori i OSBE-së në Tiranë ndanë të njëjtin opinion në lidhje me përfaqësimin e gruas në politikë. Pas një takimi në Presidencë, Topi dhe Uollfarth uruan përmes medias të gjitha femrat për 8 Marsin, duke theksuar se Kodi i ri duhet tu japë atyre më shumë mundësi për të shprehur aftësitë e tyre në jetën politike dhe institucionale të vendit.

Dua të specifikoj rolin e veçantë të OSBE-së për promovimin e grave të politikë. Projekti kombëtar evidenton nevojën e pjesëmarrjes së gruas në politikë. Gratë janë prezente sot në politikë, institucione e shoqëri civile, por duhet marrë në konsideratë çështja e punësimit dhe prezantimi në mënyrë të barabartë. Edhe Shqipëria e futur në rrugën e shoqërive moderne duhet të kuptojë që roli i grave duhet të merret parasysh që në shkollë. Nuk kam qenë dakord me shifrat që kufizojnë pjesëmarrjen e grave. Tu japim mundësinë atyre të shprehin aftësitë në jetën politike dhe institucionale, tha Topi.

Ndërsa ambasadori Uollfarth ka kërkuar një përfaqësim më të madh të tyre në biznes dhe në reformën e pronave. Më shumë gra në politikë, kodi duhet tu japë më shumë mundësi. I ftoj të jenë më kurajoze në ekonomi. Femrat duhet të kenë të njëjtat të drejta me burrat në reformën e pronave, tha Uollfarth./ G.N.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›