Maskoti i Boterorit 2014

Futbolli, si sport dhe pjesë e kulturës së njerëzimit ndjen detyrimin për të ndihmuar. Këtë ai e bën duke ndihmuar një lloj kafshe braziliane të rrezikuar nga zhdukja, pasi figura e kësaj kafshe është përzgjedhur si maskot i Kupës së Botës që do të zhvillohet në Brazil në vitin 2014.
Madje, zgjedhjen përfundimtare të maskotit me emrin “Fuleko” e bënë vetë qytetarët brazilianë që votuan onlajn duke e bërë simbolin zyrtar të Botërorit të ardhshëm të futbollit.
Plot 48 për qind e 1.7 milionë votuesve ishin për Fulekon, duke eleminuar dy emrat e tjerë, Zuzeko dhe Amizhubi.
Veçse kjo zgjedhje nuk u prit mirë nga gjithkush. Disa intervista nëpër rrugë e treguan këtë gjë.
Bukëpjekësja Kleunisë Lopez do të pëlqente një emër tjetër. “Fuleko është emri i rrëmujës që po ndodh në këtë vend, - thotë ajo, - emri duhej të kishte qenë Tatu Bola. Nuk më pëlqen zgjedhja”.
Ndërkaq, taksisti Luis Figeredo thotë se “mund të kishte qenë diçka më e mirë, diçka që të kishte lidhje me Brazilin. Nuk di ç’kuptim ka emri Fuleko?”
Gjithsesi, maskoti tashmë ka marrë pasaportën e tij biometrike nga FIFA dhe votuesit vendas duke e nisur Botërorin e tij të futbollit.