E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Ne nisim vitin e lëvizjes së lirë

Mbyllet një vit plot suksese dhe nis një tjetër drejt lëvizjes së lirë në BE. Kryeparlamentarja Jozefina Topalli uroi dje Kryepeshkopin Janullatos dhe të gjithë besimtarët për ketë ditë, në të cilën lind shpresa për një marrëdhënie të re.
“Ne, shqiptarët, në mënyrë të veçantë po mbyllim një vit që ka qenë ndër vitet më të mbara për historinë e kombit tonë dhe hyjmë në vitin 2010, në të cilin shqiptarët do të mund të lëvizin, pas më shumë se një shekulli të izoluar, pa viza dhe pa nevojën për të qëndruar në ambasada”, - tha znj. Topalli. “Në këtë kuptim, - shtoi ajo, - viti i ardhshëm është vit i lëvizjes i lirë, gjë që përputhet me kohën e globalizmit dhe unë shfrytëzoj rastin për t’u bërë urimet të gjithë shqiptarëve dhe ju gazetarëve e përfaqësuesve të medias, për më shumë paqe, shëndet e lumturi”. Gjatë vizitave në katedralen e Shën Palit dhe Kishën Ortodokse Autoqefale në Tiranë, Topalli u shpreh se kjo festë është festa e shpresës për kombin tonë, për njerëzimin dhe ne përjetojmë sot këtë festë të bukur me optimizëm. “Dita e krishtlindjeve është një ndër festat më të hareshme, është dita në të cilën lind shpresa për një botë të re, për një paqe të re dhe kjo na bën që në familjet tona të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga besimet e tyre fetare, ta shohin si një festë shumë të ngrohtë, që të jep optimizëm dhe besim për të ardhmen”, - theksoi znj. Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›