Vëllezërit Shyti publikojnë librin me fakte, " Ne, hakmarrja për drejtësi dhe.."
Një libër jo me kujtime, por me fakte dhe dokumente. Kështu e ka cilësuar në parathënie Orik dhe Leart Shyti, në librin që sapo kanë nxjerrë në treg me titull " Ne, hakmarrja për drejtësi dhe..". Të njohur ndryshe si anëtar dhe të akuzuar të organizatës hakmarrja për drejtësi dy vëllezërit që jetojnë në Belgjikë dhe Zvicër, tregojnë me detaje ecejakjet që kanë bërë që nga viti 1992 me Aredin Shytin, ish ministër i brendshëm, babai i Orik dhe Leart Shytit e duke vazhduar me tej në 1996 kur ata janë akuzuar si anëtar të hakmarrjes e deri në ditët e sotme. Në këtë libër, janë treguar me data si dhe me dokumente të fotografuara, të marra nga zyrat shtetërore, shkrimet e shkruara në mediat e shkruara, gjithçka që ka lidhje me hakmarrjen për drejtësi si dhe rolin e dy vëllezërve Orik dhe Leart Shyti. Por përveç këtyre të dyve në këtë organizatë janë të përfshirë dhe te akuzuar nga prokuroria edhe tetë persona të tjerë, të cilët kanë marrë një vendim gjykate. Madje organi i akuzës ka provuar edhe disa vrasje në drejtim të anëtarëve të kësaj organizate, madje njëra prej tyre është ajo e 2003-it ku është ekzekutohet në bulevardin "Deshmoret e Kombit", shoferi i Kryeprokurorit Sollaku, Genci Sina ku për këtë është akuzuar Altin Arapi. Por të gjitha ecejakjet në seanca gjyqësore me vendime nga gjykatat e huaja dhe shqiptare janë të përmbledhura në librin e vëllezërve Shyti.