Topalli: Opozita të zërë vendin në Parlament
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ripërsëriti në seancën e sotme plenare, thirrjen ndaj opozitës që të vijë në parlament për të bashkëpunuar në projektet e mëdha të integrimit të vendit.
TIRANE- "Shfrytëzoj edhe njëherë rastin për të ftuar deputetët e opozitës që të vijnë në Kuvend në detyrën e tyre, për të zënë karriget e tyre, si dhe për të bërë një opozitë të fortë e konstruktive e natyrisht edhe për të bashkëpunuar me maxhorancën për projektet e mëdha të integrimit të kësaj periudhe", u shpreh kryetarja Topalli.
Kuvendi miratoi sot pa praninë e opozitës pr/ligjin për ndryshimet në buxhetin e shtetit.
(s.g/BalkanWeb)