Zgjedhjet, PS, Beqja: Kamerat, s' dhane transparence
PS deklaron se kamerat vëzhguese nuk kanë funksionuar pikërisht në ato zona ku PS ka kërkuar rinumërim të votave sic është rasti i Beratit.
TIRANE- Partia Socialiste hedh dyshime të forta mbi transparencën e afruar nga kamerat vëzhguese në vendnumërimet e votave. Në një prononcim për median Ilir Beqja deputeti socialist tha se pamjet filmike që i janë vënë në dispozicion PS-së për verifikimin e procesit të numërimit të votave në Shqipëri, “nuk ofrojnë asnjë mundësi për të bërë transparencën e kërkuar”

“Për 7 KZAZ Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve deri ditën e sotme nuk i ka vënë në dispozicion Partisë Socialiste asnjë minutë filmimi. Bëhet fjalë për filmime të vendnumërimit të votave në Durrës, në Elbasan, Peqin, Fier, Kukës, Lac, Njësinë 11 në qytetin e Tiranës. Ndërsa për dy prej tyre filmimet janë vetëm për 10 % të kohës së numurimit. Është fjala për Krujën dhe Beratin. Për Beratin ne patëm kërkuar edhe rinumërim të votave.”- denoncoi deputeti socialist Beqja në prononcimin e tij për median.
PS pretendon se dhe filmimet në qëndrat e tjera që janë vënë në dispozicion “janë të paqarta, pa orientime të sakta, dhe shpesh ta padeshifrueshme se për cfarë QV bëhet fjalë, duke e bërë krahasimin të pamundur”.
Beqja rikonfirmon qëndrimin e socialsit për zbardhjen e të vërtetës së 28 qershorit “si kusht themelor për garantimin e demokracisë në vend”.
(s.g/BalkanWeb)