E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: PBDNJ, respekt për themeluesin Vasil Melo

01-04-2012 / Gazeta 55

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli uron 20 vjetorin e PBDNJ-së


Në festën e 20-vjetorit të themelimit të PBDNJ, në fjalën përshëndetëse me këtë rast kryeparlamentarja Jozefina Topalli kujtoi kryetarin e parë të kësaj partie, Vasil Melo dhe shprehu respekt e nderim për të. “PBDNJ duhet të jete krenare për kryetarin e saj të parë. Një njeri erudit, i dashur, një njeri që gëzonte respektin e të gjithëve. Të jeni optimistë për kryetarin aktual Vangjel Dulen, partia juaj ka dy shtylla e drejta dhe liria e njeriut dhe nuk ka gjë më të rëndësishme për një njeri se sa liria dhe të drejtat e njeriut”, u shpreh kryetarja e Kuvendit. Topalli theksoi se PBDNJ ka dhënë kontribut në konsolidimin e të drejtave të njeriut. “Të jeni krenarë se keni dhënë një kontribut të rëndësishëm në arritjen dhe konsolidimi ne këtyre të drejtave. Kjo parti është rritur dhe formësuar bashkë me demokracinë dhe ka të njëjtën moshë me të. Si kryetare e Kuvendit dhe si nënkryetare e Partisë Demokratike, ne ju konsiderojmë simotra për të garantuar çdo të drejtë të çdo qytetari”. Topalli i uroi suksese PBDNJ dhe kreut të saj Dule. “Suksese PBDNJ, 20-vjet parti në liri se më parë nuk lindte dot. Keni moshën e partisë sonë. Suksese Vangjel Dule, partisë suaj në përpjekjet për sfidat tona të ardhshme”, konkludoi ajo.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›