Lezhë- Berisha: Ne ecim drejt mandatit të tretë, Ramën dhe të majtën do ta lëmë në opozitë edhe për 12 vjet të tjera
Kryeministri Berisha merr pjesë në inaugurimin e rrugës Shën Koll-Tale-Hidrovor
Kryeministri Sali Berisha kërkoi sot nga qytetarët e qarkut Lezhë mandatin e pestë në zgjedhjet e 23 qershorit. I pranishëm në inaugurimin e rrugës Shën Koll-Tale-Hidrovor në Lezhë kreu i mazhorancës shprehu vendosmërinë e qeverisë për investime të mëtejshme në çdo zonë të vendit.
“Jemi të vendosur për investime në infrastrukturë, duhet të ecim më shpejt drejt BE-së. Ju keni në dorë mandatin e artë, mandatin e 5-të në Lezhë. A ju kujtohet ju kur me Pal Dajçin para 10 vjetësh na u desh tu themi atyre se me djemtë e Mamurrasit, ne edhe jua japim duart, por ne jemi demokratë dhe ne besojmë tek vota, besojmë tek paqja. Se na kërcënonin, na bënin prita këtej e andej, por nuk kanë vlerë, i harrojmë të gjitha. Me votën tuaj, me votën e Kurbinit t’i lemë në opozitë të paktën edhe 12 vjet të tjera”- u shpreh kryeministri Berisha.
Rikonstruksioni i rrugës Shenkoll – Tale – Hidrovor është në vijim të investimeve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, për nxitjen dhe zhvillimin e turizmit në Qarkun e Lezhës. Ky segment rrugor është vazhdimi i segmentit Lezhë – Rrilë – Shenkoll financuar nga fondet e Bashkimit Europian dhe Qeverisë Shqiptare në vitin 2012. Pas rikonstruksionit të rrugës në të dyja anët e rrugës vihet re nje zhvillim i konsiderueshëm i bizneseve të turizmit kryesisht bare, restorante si dhe shërbime hoteliere. Nga ky investim perfitojne direkt banoret e fshatrave Barbulloje, Rrile, Shenkoll, Tale, Gryke Lume etj. Popullsia perfituese eshte rreth 9.500 banore.
Zona e Shenkollit njihet per aktivitetin e larte te saj bujqesor dhe blegtoral. Me ndertimin e rruges se re banoret do te kene mundesi, qe te rrisin produktet e tyre dhe ti tregtojne me lehtesi, si ne tregun e Lezhes ashtu dhe pushuesve te shumte qe do te frekuentojne plazhet e zones.
Perpara investimit rruga ka qene e degraduar me prani te madhe gropash, mungese kanalesh kulluese dhe sinjalistike, dhe ne pjesen me te madhe te saj me cakull. Pas rikonstruksionit rruga ka te gjitha parametrat bashkohore, me shtresat asfaltike, veprat e artit, bankinat, trotuare ne zonat e banuara, sinjalistiken e duhur etj.
Kjo rrugë është realizuar në kuadër të ndërhyrjes së FSHZH-së, për lehtësimin e aksesit në zonat turistike dhe bregdetare. Rikonstruksioni i saj ka bërë të mundur që bregdeti i Talës, një ndër plazhet më të bukura të zonës i cili ka qenë i pa shfrytëzuar si rrjedhojë e mungesës së infrastrukturës, të frekuentohet gjërësisht jo vetëm nga banorët e zonës, por edhe nga qytetaret qe vijnë nga rrethi i Kurbinit, Mirditës, Tiranës, nga Kosova e me gjërë.