SHKUP, figura të larta të BDI mbeten jashtë Kryesisë
SHKUP- Figura të larta të BDI-së kanë mbetur jashtë kryesisë së re të kësaj partie e cila formua pas kongresit të dytë të partisë.Rafiz Aliti, nënkryetar i parlamentit, Xhevat Ademi dhe Fazli Veliu deputetë nuk janë pjesë e kryesisë së re.BDI pas Kongresit të Dytë që u zhvilluar më shumë se një javë më parë, ka zgjedhur edhe kryesine e re.Risi ështe se partia nga dy ka katër nënkryetarë, por edhe disa poste sekretarësh për çështje të ndryshme.Rafiz Aliti, i cili ishte nënkryetar i partisë dhe aktualisht nënkryetar i parlamentit nuk do të jetë pjesë e kryesisë 21 anëtareshe.Pjesë e saj nuk do të jenë as Xhevat Ademi dhe Fazli Veli të dy deputetë të partisë.Nga BDI thonë se ndryshimet bëhen për të forcuar, por dhe për të vënë në funksion më të theksuar kapacitetet e partisë.Por Sefer Tahiri, ligjerues në Universitetin e Ebropës Juglindore, thotë se veç mungesës të disa figurave nuk ka ndryshime të mëdha, ai thotë se BDI duhet të ketë ndryshime në politikat e saj.BDI është partia qeverisëse në Maqedoni dhe është partia më e madhe e shqiptareve në Maqedoni. Ajo kryesisht ka dalë nga ish UçK-ja.(bbc/BalkanWeb)