E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Premtimi i heqjes së vizave me SHBA bazohet tek vendosmëria jonë për reforma

16-05-2013 / Gazeta 55

Kryetarja e Kuvendit i rikthehet premtimit të kryeministrit Berisha


Një ditë pas premtimit që kryeministri Sali Berisha bëri në çelje të fushatës elektorale në qytetin e Durrësit, se do të të liberalizojë vizat me SHBA, në mandatin e ardhshëm, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli shpreh besimin e saj në realizimin e këtij premtimi. Nga Kopliku, ku prezantoi edhe kandidatin demokrat Gjovalin Bzhetaj, Topalli u shpreh se nuk pretendon vetëm thjesht fitore, por një fitore të jashtëzakonshme. Kryeparlamentarja Topalli, inauguroi po sot në Koplik edhe rikonstruksionin e rrugës kryesore, ku iu bëri thirrje banorëve që më 23 qershor të votojnë integrimin. Ajo tha se vota për Partinë Demokratike, është votë për Shqipërinë e zhvilluar dhe Shqipërinë Europiane. Kryeministri Berisha premtoi dje në Durrës, në çeljen e fushatës elektorale, se qeveria do liberalizojë vizat për qytetarët shqiptarë me SHBA-të, brenda mandatit të tretë.  “Me reforma të thella, ne hoqëm vizat me Europën, me reforma të thella do heqim vizat me SHBA dhe ju do lëvizni të lirë në mbarë botën. Ne ju besojmë ju, mundit dhe djersës suaj, aspiratave dhe vlerave tuaja, asgjë nuk do të pengojë rrugën tonë drejt integrimit, rrugën tonë drejt punësimit, drejt mirëqënies”, theksoi ai.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›