Topalli: Rama e Ruçi të pranojnë lidhjen me komunizmin

Me rastin e kësaj dite, sot në Shkodrës ishte kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, e cila hodhi akuza ndaj drejtuesve të tanishëm të Partisë Socialiste.
“Sot është një ditë reflektimi për të gjithë. Duhet të reflektojnë edhe ata që cicërojnë në tuiter dhe sa herë që i japin refresh na kthejnë para 20 viteve. Edhe Gramoz Ruçi duhet të reflektojë kur thotë që nuk jam ministër i asaj kohe, edhe Rama kur thotë që nuk jam i biri i Kristaq Ramës, i cili firmosi varjen e poetit Havzi Nela, apo edhe Fehmi Avdiu, i cili nuk pranon se ka firmosur për vrasjen e njerëzve në atë kohë”, tha Topalli.
Në demonstratën e 2 Prillit në Shkodër, të vrarë mbetën Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka dhe Bujar Bishanaku. Arben Broci ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike, teksa u vra në ndërtesën e ish-Komitetit të Partisë. /Start/
2012-04-02 12:25