Skandali i plagjiaturës, jep dorëheqjen presidenti i Hungarisë

Schmitt duke deklaruar dorëheqjen para parlamentit
Presidenti i Hungarisë Pal Schmitt ka dhënë dorëheqjen sot pasi u kap me plagjiaturë në tezën e doktoraturës.
Dorëheqja erdhi pasi më parë kishte deklaruar se nuk do të largohej nga posti që mbante. Në një intervistë të transmetuar të premten në televizionin publik M1, Schmitt tha se e ka të pastër ndërgjegjen.
E kam shkruar tezën me njohuritë më të mirë që kisha në atë kohë dhe kurrë nuk kam pasur ndërmend të bëj plagjiaturë. Gjithsesi, do të pranoj vendimin e universiteti për të më hequr doktoraturën. Por kjo nuk ka të bëjmë me të qenit president, u shpreh ai.
Schmitt, ish-kampion olimpik, e kishte shkruar tezën e doktoraturës në vitin 1992. Në janar të këtij vitit e përjavshmja hungareze HVG raportojë se pjesa më e madhe e saj ishte e kopjuar. Më pas kjo u vërtetua nga një hetim i kryer nga universiteti.
Schmitt ishte zgjedhur president për një mandate 5-vjeçar në vitin 2010. Ministri i Brendshëm i Gjermanisë vitin e kaluar dha dorëheqjen për shkak të një skandali të njëjtë. /F.S/