E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Raporti i KE-së i pasaktë

Kur Komisioni Europian ngeli në klasë Shqipërinë, sa i takon statusit të vendit kandidat, kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, sulmon vlerësimin që Brukseli i bëri specifikisht kuvendit si jo funksional dhe personalisht drejtueses së parlamentit. Ky reagim vjen pasi raporti theksonte se zonja Topalli ka keqpërdorur postin gjatë drejtimit të seancave. Gjatë një konference për shtyp, kryeparlamentarja e ka cilësuar këtë pasazh si të pasaktë e të pa precedent pasi nuk ka ndodhur me parë me vlerësimet që KE-ja i bën institucioneve të një vendi. Duke bërë bilancin e një viti pune të jetës parlamentare, Znj. Topalli akuzoi lidershipin e PS-së se ka mbajtur peng integrimin e vendit, duke mos votuar ligjet. Për kryetaren e kuvendit, kërkesa e PS-së për transparencën e zgjedhjeve është e gjitha një alibi, e kur hapja e kutive u bë fakt i kryer, Topalli shprehet se ndjehet mirë për ketë fakt. Kryeparlamentarja i bëri thirrje opozitës të votojë ligjet që kërkojnë shumice të cilësuar, siç janë sipas saj Gjykata Administrative, reforma zgjedhore, ndryshimet në kodin penal e atë civil apo dhe të sjellin emrin për Avokatin e Popullit.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›