E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli Rucit Vrave 4 gjimnaziste. Reagimi Une lirova 1500 te perndjekur

Kuvend Perplasje te ashpra ne sallen e Kuvendit

Seanca e djeshme kuvendore ka rikthyer debatet e ashpra ndermjet demokrateve dhe socialisteve duke risjelle ngjarjet e 20 viteve me pare. eshtja e pronave dhe demshperblimit te ish te perndjekurve eshte kthyer ne nje arene e akuzave dhe kunderakuzave konfliktuale. Perplasja me e madhe ka qene mes kryeparlamentares Jozefina Topalli dhe kreut te grupit parlamentar te PS-se Gramoz Ruci. Nuk mund te rri pa nderhyre shume shkurt per pronat. Kur shoh lotet e krokodilit per ish-pronaret ajo parti qe ia hoqi pronat me shume se 50 vjet eshte me shume se hipokrite. Kerkoni te pakten qe te mos jeni hipokrite se pari kerkojuni te falur qe keni nxjerre nga shtepia me mijera shqiptare. shte shume e rende qe ju flisni per ish-pronaret. Tju degjosh juve sot per ish-pronaret eshte si te degjosh Rucin kur flet per te persekutuarit tha Topalli. I menjehershem ka qene reagimi i kreut te grupit te PS-se Ruci i cili u shpreh se kur une kam qene minister i Brendshem kam liruar nje numer te konsiderueshem te ish te perndjekurve. Sigurisht qe e perifrazove ate qe shefi yt e ka thene para disa diteve dhe iu ka djegur shume qe ajo qe po ben Partia Socialiste me kete shtrese te mashtruar e te genjyer nga forca juaj politike. E per sa me perket mua zonje duhet ta dish se shefi yt ne 91 nuk pranoi ta botonte ne gazeten e pare RD kerkesen e disa intelektualeve tiranas per te liruar te perndjekurit nga burgu. Kurse une Gramoz Ruci pas dhjete ditesh qe u vendosa ne detyren e ministrit te Brendshem kam hedhur 1500 firma. Pikerisht mbi bazen e kesaj letre te intelektualeve tiranas u liruan njehere e pergjithmone te gjithe te perndjekurit. Kete ta dish mire ti dhe shefi yt tha Ruci. Por perplasja mes Topallit dhe Rucit nuk ka mbaruar me kaq por kryeparlamentarja i eshte drejtuar serish atij me pyetjen zoti Ruci a ishit ju ministri i fundit i Brendshem i diktatures apo nuk ishit. Ruci serish eshte ngritur nga vendi ku ishte ulur per ti dhene pergjigje kryeparlamentares. Edhe kesaj pyetje pergjigjen ia di shefi yt sigurisht ti ske si ta dish se thua vjershen qe thote ai. Une kam qene minister jo i regjimit por i tranzicionit demokratik. Nese nuk e pranoni kete atehere nuk do te pranojme se PD dhe pluralizmi politik eshte vendosur ne dhjetor te 90-s nuk do te pranojme se edhe Sali Berisha ka qene kryetar i kesaj partie dhe PD-ja nuk eshte krijuar dhe nuk jane zhvilluar zgjedhjet. Kam qene minister ne kohen e tranzicionit dhe jam krenar se kam dhene 1500 firma per te liruar te perndjekurit. E dyta megjithese u permbys nje sistem nuk u vra asnje njeri nuk u keput nje lule e nuk u vra njeri kurse ju e dini vete cu be me 1997-n ku per te ikur nje njeri u vrane 4 mije njerez. Se treti per here te pare vendi pati zgjedhje te lira edhe Ramiz Alia humbi ne Tirane kurse ju ne gjithe historine e zgjedhjeve dini vetem te vidhni vota tha Ruci. Kryeparlamentarja replikoi se eshte e vertete qe shqiptaret iu permbysen me Sali Berishen por demokracia erdhi ne mars te vitit 1992. A ishit ju zoti Ruci kur kater femije te gjimnazit 16-17 vjec i vrate ne kufi dhe pastaj i moret trupat e tyre i sollet ne te gjithe rruget e qytetit tim. Keto ishin ato qe bete ju zoti Ruci. Ti thua se je krenar se sollet trupat e femijeve dhe i terhoqe zvarre mes qytetit. Kerkoni te falur. Ndersa Ruci iu kunderpergjigj Zonje mos luaj as me fatkeqesine e kater femijeve qe skane asnje lidhje me personin tim ose mund te them kane aq lidhje sa kane me shefin tend. Mos spekuloni me kete ceshtje.

LAJMI FUNDIT Berisha para krereve lokale te PDQershorin qe vjen do te perseris 22 marsin 92 10 minuta me pare ... Kryeministri i vendit Sali Berisha ka mbledhur sot pas shume ... PETRITSCH Dalja e shqiptareve te Lugines ne zgjedhjet e 6 majit ne Serbi ne interes te tyre 2 ore me pare ... Nefail MaliqiGjeneve - Beogradi duhet te kete kujdes me keto zgjedhje ... Thaci Nese ndryshojne kufijte nje shtet per te gjithe shqiptaret 17 ore me pare ... Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ka deklaruar sot ne sallen ... Topalli Ke qene minister i diktatures. Ruci Lirova 1500 te perndjekur politike 1 dite me pare ... Replika te ashpra jane zhvilluar ne seancen e sotme plenare ... Ministri Haxhinasto vizite zyrtare ne Maqedoni 1 dite me pare ... Ministri i Jashtem dhe njekohesisht zv/kryeministri Edmond Haxhinasto do te ... Ambasadori danez Jensen Politika te plotesoje 12 kushtet e kerkuara nga BE 2 dite me pare ... Ambasadori danez ne vendin tone Karsten Ankjr Jensen uroi sot ...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›