E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama niset ne SHBA. Te marten takim me zyrtarin e DASH Reeker

Sot kreu i PS-se leksion ne New York University

Edi Rama eshte nisur dje ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne nje vizite zyrtare peseditore e cila do te mbyllet ne nje takim ne Departamentin Amerikan te Shtetit te marten e ardhshme. Sipas burimeve nga PS-ja Rama do te pritet nga zv.ndihmessekretari i Shtetit Byroja e eshtjeve Euroaziatike Philip Reeker. Vizita e gjate e Rames ne SHBA do te zhvillohet ne dy qytete metropolin amerikan Nju Jork dhe ne Uashington. Sot kreu i PS-s do te marre pjese ne nje leksion ne New York University me temen Demokracia perballe stabilitetit propozimet per nje rilindje shqiptare. Ne New York University eshte organizuar nje aktivitet nga Alexander Hamilton Center ku pritet te marrin pjese studente dhe pedagoge te shkencave politike te ketij institucioni te arsimit te larte. Ne posterin e shperndare nga organizatori i ketij aktiviteti pedagogu Chris Bowman eshte shoqeruar nje CV e shkurter e liderit te opozites ku theksohet nder te tjera se Edi Rama eshte nje politikan shqiptar piktor publicist profesor dhe ish-sportist. Ai eshte aktualisht lideri i Partise Socialiste te Shqiperise partia me e madhe ne Shqiperi e cila ka fituar me shume vota si parti ne tete zgjedhjet e fundit. Perfshirja fillestare e Edi Rames ne politiken shqiptare erdhi gjate levizjes demokratike kur po rrezohej regjimi komunist. Edi Rama eshte nje nga zerat intelektuale me influente ne kete levizje. Ai nuk e vazhdoi karrieren politike ne ate kohe dhe u be nje nga kritiket me te forte ne prirjet autoritariste te shfaqura nga qeveria e pare postkomuniste ne Shqiperi. Ai ka sherbyer si minister i Kultures nga viti 1998-2000 kryebashkiak i Tiranes per tre mandate. Aktualisht Rama eshte ne krye te sondazheve ne lidhje me zgjedhjet e planifikuara ne 2013-n dhe po perpiqet te komunikoje platformen e tij dhe politikat per Shqiperine ne rrafshin nderkombetar. Nderkaq neser ne Nju Jork Rama pritet te zhvilloje takim edhe me komunitetin shqiptar qe jeton ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Diten e hene Rama pritet te zhvilloje takime ne Kongresin Amerikan me perfaqesues te rendesishem te Capitol Hill. Te marten me 20 mars kreu i PS-se do te pritet ne State Departament nga zoti Philip Reeker.

LAJMI FUNDIT Berisha para krereve lokale te PDQershorin qe vjen do te perseris 22 marsin 92 10 minuta me pare ... Kryeministri i vendit Sali Berisha ka mbledhur sot pas shume ... PETRITSCH Dalja e shqiptareve te Lugines ne zgjedhjet e 6 majit ne Serbi ne interes te tyre 2 ore me pare ... Nefail MaliqiGjeneve - Beogradi duhet te kete kujdes me keto zgjedhje ... Thaci Nese ndryshojne kufijte nje shtet per te gjithe shqiptaret 17 ore me pare ... Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ka deklaruar sot ne sallen ... Topalli Ke qene minister i diktatures. Ruci Lirova 1500 te perndjekur politike 1 dite me pare ... Replika te ashpra jane zhvilluar ne seancen e sotme plenare ... Ministri Haxhinasto vizite zyrtare ne Maqedoni 1 dite me pare ... Ministri i Jashtem dhe njekohesisht zv/kryeministri Edmond Haxhinasto do te ... Ambasadori danez Jensen Politika te plotesoje 12 kushtet e kerkuara nga BE 2 dite me pare ... Ambasadori danez ne vendin tone Karsten Ankjr Jensen uroi sot ...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›