Kryediplomati gjerman Mbeshtetje per integrimin e plote te Shqiperise
Gjermania do te jape mbeshtetje maksimale per a i perket procesit te integrimit te Shqiperise. Premtimi erdhi dje nga ana e ministrit te Jashtem te Gjermanise Guido Wstervelle gjate nje takimi qe zhvilloi dje me ministrin Edmond Haxhinasto. Gjate takimit ministri yne i Jashtem gjati rastin te falenderonte ministrin gjerman per mbeshtetjen e pakursyer te Gjermanise ne procesin e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian dhe vecanerisht per liberalizimin e vizave me vendet ne zonen Shengen. Nga ana tjeter duke vleresuar kontributin e Gjermanise si nje nga donatoret dhe investitoret kryesore ne Shqiperi ministri i Jashtem Haxhinasto ftoi biznesin gjerman qe te rrise pranine e tij ne Shqiperi. Nje gje e tille favorizohet edhe nga klima mjaft pozitive e krijuar ne Shqiperi per thithjen e investimeve direkte - theksoi ministri i Jashtem. Nga ana e tij kryediplomati gjerman Westervelle tha ne fjalen e tij se Shqiperia ka bere nje progres te dukshem ne te gjitha fushat. Ai siguroi se Gjermania do te mbeshtese integrimin e vendeve te rajonit ne Bashkimin Europian sepse Europa nuk mund te jete e plote pa vendet e Ballkanit - theksohet ne njoftimin per shtyp te Ministrise se Jashtme. Ministri Edmond Haxhinasto se bashku me homologet e vendeve te Europes Juglindore mori pjese ne konferencen me teme Perspektiva per Europen Juglindore ndash Austri Gjermani dhe SHBA ne dialog me vendimmarresit e rajonit qe u organizua me iniciativen e perbashket te ministrave te Puneve te Jashtme te Gjermanise dhe te Austrise.