E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Qeveria mungese vizioni per permbytjet

Deputeti i Shkodres Ilir Beqaj Berishes i interesojne me shume shiritat elektorale sesa problemet e popullit

Deputeti socialist i Qarkut te Shkodres Ilir Beqaj ka denoncuar refuzimin qe i beri Sali Berisha ofertes se PS-se per parandalimin e permbytjeve. Beqaj tha se ky refuzim eshte tregues i faktit se lsquoSaliut i interesojne me shume shiritat elektorale sesa zgjidhja e problemeve te popullit. Ai theksoi se oferta e PS-se eshte konkrete dhe do te shmangte perseritjen e situatave te tilla te cilat jane shprehje te deshtimit te qeverise. Partia Socialiste ka bere nje oferte konkrete per marrjen e te gjitha masave te nevojshme per mbrojtjen e vendit nga kenetezimi si dhe per mbrojtjen e te gjitha hapesirave te banuara nga permbytjet si ajo e Shkodres per te cilat nuk e ka fajin as natyra e as Perendia por qe jane kryekeput nje deshtim i Sali Berishes - u shpreh Beqaj.

Oferta e PS

Partia Socialiste i rikujtoi serish mazhorances qeverisese oferten e saj per rishqyrtimin e buxhetit dhe ndermarrjen e disa hapave ligjore si e vetmja menyre per te ndalur sic tha deputeti Ilir Beqaj kenetezimin e plote te vendit e per ti ardhur ne ndihme banoreve te Shkodres dhe Nenshkodres. Sipas socialisteve pergjigjja refuzuese e Kryeministrit eshte tregues i mungeses se interesit te tij dhe kabinetit qe drejton per te zgjidhur problemet dhe hallet e shqiptareve ne kete moment shume te veshtire. Perballe permbytjeve qe tanime jane kthyer ne nje ritual tragjik per dhjetera mijera shqiptare me pasoja te pariparueshme per familjet shqiptare dhe ekonomine e vendit reagimi i vetem i qeverise se Saliut kane qene sulmet ndaj opozites dhe larja e duarve nga cdo lloj pergjegjesie. A thua se nuk ishte po ky Kryeminister qe dhjete muaj me pare pas permbytjes se pare edhe te dyte edhe te trete e edhe te katert premtonte se nje situate e tille nuk do te perseritej me kurre - perfundoi Beqaj. Deputetet socialiste Ilir Beqaj dhe Astrit Beci kane vazhduar shperndarjen e ndihmave per familjet e demtuara nga permbytjet ne zonen e Shkodres. Ata kane qene ne fshatin Trush te komunes Berdice nga ku kane pare nga afer gjendjen e banoreve te kesaj komune.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›