E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS ndihma ne zonen e Macukullit

Deputeti Minxhozi ofron ndihma ne rrethin e Matit

Partia Socialiste ofron ndihma per banoret e rrethit Mat te cilet jane prekur nga rreshqitja e dherave. Rreshqitjet e tokes kane izoluar plotesisht disa fshatra te komunave Derjan e Macukull ne rrethin e Matit. Ne fshatin Dukagjin shkarjet e dherave kane rrenuar plotesisht 6 shtepi banimi dhe banoret dhe kryetaret e fshatrave kane kerkuar ndihmen e strukturave shteterore. Emergjente jane ndihmat per familjet e demtuara si edhe nevoja per te nderhyre ne hapjen e rruges qe eshte demtuar rende. Prane ketyre banoreve ne nevoje ka qene deputeti i PS-se Qemal Minxhozi i cili ka derguar atje nje sasi ndihmash ne ushqime. Ai prej atje i ka kerkuar Qarkut te Dibres dhe Drejtorise se Emergjencave Civile qe te nderhyjne per te mundesuar hapjen e rruges qe ka izoluar keto dy komuna.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›