Vendet themeluese të Bashkimit Europian kundra fenomeneve të rrezikshme anti europiane
Vetëm disa ditë më parë Banka Qëndrore Europiane ka ndërhyrë shpejt dhe plot vendosmëri. Ka qenë e vendosur për të zgjedhur zgjidhje afatgjata. Në fakt sa herë që ka ka ndërhyrë Banka Qëndrore Europiane nëpërmjet Mario Dragit në Europë dhe më gjerë është ndier një lloj optimizmi. Edhe tregjet kanë reaguar në mënyrë pozitive. Tani është radha e politikës për të kryer lëvizjen e saj. Detyrat nuk janë të lehta sepse duhen përcaktuar kushtet për shtetet të cilat do të kërkojnë ndërhyrjen e fondeve të shpëtimit. Flitet se këtë do ta bëjë shumë shpejt një vend si Spanja por në një kohë jo shumë të largët ndoshta edhe vendi fqinj i Italisë. Italia, sipas Financial Times do të kërkojë ndihmë në fund të këtij viti. Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ndërkaq, përpara se të bëjë kërkesën formale do të kërkojë të dijë detajet e mëtejshme si për ‘memorandum of understanding’ (një protokoll që do të jetë më i lehtë përkundrejt programit të shpëtimit të Irlandës, Porutgalisë dhe Greqisë. Një memorandum që parashikon konfirmimin e marrë më përpara nga vendi) por edhe duke pritur datën 12 shtator kur pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese gjermane. Natyrisht për këtë memorandum do të vendosë Eurogrupi (ministrat e financës të Bashkimit Europian). Vetë Mario Dragi e ka bërë të qartë se kushtet do të jenë të rrepta. Gjithsesi bursat kanë reaguar mirë. Ndërkaq për Bankën Qëndrore Europiane mund të thuhet se ka arritur dy fitore një politike dhe një tjetër financiare. Është pranuar se monedha euro do të jetë më e fortë se kurrë dhe kjo është bërë në unanimitet. Natyrisht ekzistojnë edhe probleme. Flitet për një klimë të rrezikshme kundra Europës. Po flitet shumë për fenomene të rrezikshme të cilat kërkojnë shpërbërjen e Bashkimit Europian. Një zë pro Europës ka ardhur padyshim nga një prej kryeministrave të vendeve themelues të vetë Bashkimit Europian. Mario Monti, president i Këshillit të Ministrave të Italisë, e ka deklaruar se forcat kundër Europës duhen nxitur. Jemi kundër fenomeneve “që mund të çojnë në shpërbërjen e Bashkimit Europian. Edhe presidenti i Republikës italiane Napolitano ka konfirmuar se Italia po bën punën e saj. “Italia po bën pjesën e saj me qetësi drejt vetvetes. Duhet të punojmë të gjithë, […] për të përballuar euron dhe për të favorizuar procesin e integrimit europian”. Nga ana tjetër presidenti Napolitano ka dashur të theksojë se Italia “ka rifituar besueshmërinë ndërkombëtare, por mbetet ende shumë për t’u bërë”. Italia kërkon me forcë që Bashkimi Europian mos të cënohet nga kriza e cila ndoshta mund të ndihmonte në procesin e ‘shpërbërjes së Euopës’. Për këtë qëllim presidenti i Këshillit të Ministrave të Italisë, Mario Monti ka kërkuar një takim të Krerëve të Shteteve dhe të qeverive që do të mbahet në Romë, në Kampidoljio, pikërisht në vendin ku u firmosën Traktaktet e Romës në mars të vitit 1957. Padyshim që ky takim do të kishte simbolikën e tij dhe në këtë mënyrë edhe presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, Herman Van Rompuy ka dhënë pëlqimin e tij në një bisedë të kryer mes tyre. “E kam pritur idenë e Montit për në një takim special për të ardhmen e idesë së Europës” – ka konfirmuar Van Rompuy, në një konferencë për shtyp ku ka folur bashkë me presidentin e Këshillit të Ministrave të Italisë, Mario Monti. Në të njëjëtën konferencë për shtyp presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian ka lëvduar edhe punën e mirë të kryer nga qeveria italiane që sipas tij ka “ecur përpara me reforma impresionuese për të risjellë Italinë në zemër të Europës”. Më vonë ka shtuar se Italia po bën një punë të madhe dhe ky është një “sforcim afatgjatë që do të kërkojë sakrifica sot por do të sigurojë rritje ekonomike dhe vende pune për të nesërmen. Kjo punë duhet bërë. Euro ose jo, Bashkim Europian ose jo” - ka përfunduar presidenti Van Rompuy. Nga ana tjetër presidenti ka kujtuar se vigjilenca bankare në Bankën Qëndrore Europiane dhe fondi i përbashkët kundra spekullimeve po ecin në mënyrë paralele. Fakti që Europa dhe vendet themeluese të Bashkimit Europian kërkojnë të rikujtojnë vitet e kaluara atëherë kur vendosej për ëndrrën europiane tregon qartë se një klimë mosbesimi është përhapur në kontinentin e vjetër. Në të njëjtën kohë vetë kontinenti i vjetër tashmë ka kaluar situata edhe më të vështira përgjatë historisë së tij. Por në fund gjithçka është zgjidhur më së miri për Europën.