E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: “Shqiptarët e meritojnë lëvizjen e lirë në Europë”



Edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, përshëndeti dje miratimin e Rezolutës nga PE-ja. “Rezoluta e Komisionit të Kashtëm të PE-së, në mbështetje të liberalizimit të vizave me Shqipërinë, është një lajm shumë i mirë për shqiptarët”, - u shpreh kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Sipas saj, shqiptarët e meritojnë lëvizjen e lirë në Europë, në përgjigje të reformave dhe transformimeve të thella që shqiptarët kanë bërë në një kohë kaq të shkurtër. “Për shqiptarët dhe për biznesin është e rëndësishme që opozita të votojë, sikurse kërkon PE-ja në rezolutën e saj, edhe ligjin për Gjykatën Administrative”, - është shprehur Topalli. Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë takimit me zëvendëspresidentin e Asamblesë së OSBE-së, Volfgang Grosruk. Gjatë bisedës Topalli vuri në dukje përpjekjet e jashtëzakonshme që qeveria, Parlamenti dhe vetë shqiptarët po bëjnë për të përmbushur standardet europiane për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.

24 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›