E Diel, 1 Nëntor 2026

Grosruk: “Shqipëria nuk ka krizë, opozita tani është në Kuvend”



Pas takimit me kryetaren e Kuvendit, Topalli, zëvendëspresidenti i Asamblesë së OSBE-së, Volfgang Grosruk, u shpreh për mediat se në Shqipëri nuk ka më krizë pasi opozita merr pjesë në punimet e Kuvendit. “Unë jam i interesuar që Shqipëria të zhvillohet shpejt dhe shqiptarët të gjejnë rrugën e shpejtë të zhvillimit. Gjithashtu, jam i kënaqur që problemet - nuk flas për krizën këtu - por problemet politike janë të vogla dhe socialistët u kthyen në Parlament, në të vetmin institucion ku bëhet dialogu dhe merren vendime të rëndësishme. Kështu, unë shpresoj se në të ardhmen kjo situatë, bojkoti i Parlamentit, do të mbetet një pjesë e vogël e historisë. Dhe jam i lumtur për kthimin e socialistëve në Kuvendin e Shqipërisë”, - është shprehur Grosruk. Ai bëri të ditur se ka qenë vetë në krye të misionit të vëzhguesve në zgjedhjet e 28 qershorit dhe e ka dhënë vlerësimin e tij për zgjedhjet në Shqipëri. “Unë ju thashë, nuk mund të flas për krizën; ju e dini që unë kam qenë në krye të një misioni vëzhguesish të OSBE-së për zgjedhjet e vitit të kaluar. Kam pasur një ekip me anëtarë shumë të specializuar nga disa parlamente të ndryshme dhe ne e kemi dhënë vendimin tonë rreth cilësisë së zgjedhjeve”, - është shprehur Grosruk.

LSI: Rezoluta konfirmon rezultatet e qeverisë

Lëvizja Socialiste për Integrim, nëpërmjet sekretarit të Përgjithshëm, Luan Rama, ka përshëndetur dje miratimin e Rezolutës për Shqipërinë nga Parlamenti Europian. Sipas Ramës, miratimi i kësaj rezolute konfirmon rezultatet pozitive të qeverisë. “Dua të përshëndes qëndrimin e mbajtur sot me votimin unanim në Komitetin e Jashtëm të Parlamentit Europian pro Rezolutës për Shqipërinë dhe në mënyrë të veçantë vendimin për liberalizimin e vizave, apo thënë më thjeshtë, heqjen e vizave për të gjithë qytetarët e Shqipërisë për të lëvizur lirisht në hapësirën ‘Shengen’”, - është shprehur përfaqësuesi i lartë i LSI-së. Sipas tij, ky është një moment tepër i rëndësishëm vlerësimi, por edhe konfirmimi për arritjet e bëra, për të gjitha reformat që ka ndërmarrë dhe që ka realizuar qeveria shqiptare. “Është gjithashtu një konfirmim për punën e jashtëzakonshme të bërë për të përmbushur të gjitha kriteret, është certifikimi i standardeve europiane në të cilat ndodhet Shqipëria, gjë për të cilin meritojnë përshëndetjen dhe vlerësimin të gjithë ata që kanë qenë pjesë e angazhimit dhe e këtij kontributi”, - th

24 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›