E Diel, 1 Nëntor 2026

Librezat, qytetarët kalojnë sëmundjen në radhë

12/11/2009  Dyndje qytetarësh në DRSKSH. Ankohen kryesisht prindërit: Pse kërkohen libreza për fëmijët

ELBASAN- Me dhjetëra qytetarë tashmë i janë drejtuar sportelit për të përfituar librezat e shëndetit, pasi fatura që do të duhet të paguajnë në të kundërt është e papërballueshme. Personat që presin në radhë para DRSKSH pranë maternitetit thonë se nuk është vetëm problemi i marrjes së librezës, por edhe hallkat e tjera që duhen ndjekur.

Radhët

Për shembull nëse je i papunë do të duhet të presësh për të marrë një vërtetim nga zyra e Punës të paktën një muaj. Ka nga ata persona në radhë që thonë se kur kanë marrë vërtetimin e kanë kaluar sëmundjen në shtëpi pasi është dashur shumë kohë. Një shqetësim tjetër ka lidhje me nënat me fëmijë. Këto të fundit thonë se në rast se nuk kanë librezën e shëndetit për fëmijën atëherë mjekët nuk i kapin me dorë. Pse duhet të ketë burokraci për fëmijët kur ata e përfitojnë shërbimin mjekësor falas. Flutura Halili dhe Nertila Zani presin në radhë për librezën e shëndetit të fëmijëve dhe pasi ti marrin do të duhet të shkojnë drejt qendrave shëndetësore për të vizituar fëmijët e sëmurë. Shumë qytetarë në radhë thonë se e kanë një lloj këtë punën e parave. Më parë i merrnin mjekët, ndërsa tani shteti madje me detyrim në të kundërt mbetesh pa vizituar”. Ndërkohë në spitale dhe në poliklinika ende nuk janë afishuar tarifat e shërbimeve që do të duhet të paguajnë pacientët.

Ndryshojnë krerët

Po ndërkohë kanë filluar ndryshimet e drejtorëve në Shëndetësi, zëvendësohet Shëndeti Publik dhe drejtoria e spitaleve. Një ditë më parë i janë komunikuar shkarkimet Arben Paralloit dhe Fadil Brazhdës nga drejtori i drejtorive spitalore pranë Ministrisë së Shëndetësisë Ylli Dylgjeri. Në vend të tyre janë emëruar kryetari i LSI për Elbasanin, Pjerin Xhuvani, dhe drejtuesi i LSI për qarkun Bujar Kllogjeri. Dylgjeri tha se këto lëvizje vijnë në kuadrin e reformave. Reformat për sistemin e referimit po ndiqen edhe reforma të tjera që kanë lidhje me ndryshime drejtorësh. Ai tha se zbatimi i sistemit të referimit është një ndër reformat bazë. “Recepsionet që do të ngrihen pranë çdo do të disiplinojnë çdo pagesë financiare që deri tani është bërë nën dorë. Për të gjitha rastet që do të konstatohen me abuzime Ministria e Shëndetësisë do të jetë e prerë dhe saktë duke zbatuar ligjin mbi figurën e mjekut”. Ai gjithashtu deklaroi se për arrestimin e tre mjekëve në Elbasan nuk mund të deklaronte asgjë pa u shprehur gjykata. “Nuk mund të prononcohem më tepër, nuk mund të shprehem me rastin konkret”. Ndërkohë priten ndryshime të tjera në spitale dhe në institucione të tjera. LSI-ja pritet të marrë 10 drejtori në Elbasan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›