Fier, arrestohet vrasësi i ish-mësueses
Një tjetër endacak është vënë në pranga për vrasjen një ditë më parë në qytetin e Fierit të ish mësueses 70-vjeçare Myrvete Adilaj.
Sipas policisë së Fierit, autori i dyshuar i vrasjes është 39-vjeçari Fabian çelniku, i cili njihet si person me probleme mendore.
çelniku u vu në pranga nga ana e forcave të policisë së Fierit, në një nga lagjet e qytetit, ku ai përgjithësisht kalonte netët.
Burime nga policia e Fierit thanë për "Ora News" se 39 vjeçari e ka pranuar vrasjen, ndërsa motivet e ngjarjes së rëndë janë të rëndomta.
Ndërkaq, në bazë të ekspertizës mjeko ligjore, vrasja është kryer me thikë. 70-vjeçarja endacake, dikur mësuese ishte qëlluar disa herë në trup. Ngjarja ndodhi pranë zyrës postare numër 2 në qytetin e Fierit.
Ish- mësuesja Myrvete Adilaj u gjet e gjakosur nga kalimtarë të rastit, të cilët vunë në dijeni për ngjarjen forcat e policisë.
70-vjeçarja që ka punuar për vitë të tëra në arsim, kishte pësuar një goditje mendore disa vite më parë, pas divorcit me bashkëshortin. Ajo jetonte si endacake rrugëve të qytetit. Por,fundi i ish-mësueses ishte më tragjik se jeta e saj. Ndërkaq, trupi i pajetë i 70-vjeçares është tërhequr nga familjarët e saj për t'i kryer ritet e fundit.