E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Tryeza, çështje e Topit

 Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli deklaron se rezultati i tryezës së Presidentit mes Berishës dhe Ramës ka ekuacione të panjohura. Në intervistën për “5 pyetje nga Babaramo” të gazetarit Ilir Babaramo në “News 24”, kryeparlamentarja sulmoi ashpër kreun e opozitës pak orë përpara nisjes së tryezës së Presidentit. A jeni marrë vesh për mënyrën e organizimit të tryezës. Do ketë  një draft?Nuk është tryeza ime. Mos më pyet. Kjo është çështja e Presidentit të Republikës. Dialogu mes Berishës e Ramës nuk ka munguar. Gjatë gjithë kohës Rama e Berisha kanë komunikuar përmes kanaleve të shumëllojshme, direkte, indirekte, të brendshme e të jashtme, dhe kjo është gjë e mirë. Dialogu është gjë e mençur. Komunikimi është i vazhdueshëm, në forma të ndryshme dhe i vazhdueshëm.Ju latë të kuptohet se nga negociatat e para nuk pritet të ndodhë ndonjë çudi apo një marrëveshje. Si do zgjidhet kriza?Në kushtet kur bëhet thirrje për të ndalur bojkotin, për të ngritur komisionin hetimor, të flasësh për front demokratik është shumë e rëndë. është diçka ndryshe nga kjo që shohim ne përveç deklaratave të dy grupimeve të mëdha?S’ka asgjë ndryshe përveç asaj që të thashë, nga këto dokumente është baza. Sepse ky është Shteti dhe kjo është Evropa.Të dyja palët e lexojnë në mënyra krejt të ndryshme?Jo në fakt është e shkruar me të zezë mbi të bardhë. I bën thirrje për të disatën herë të stopojnë bojkotin, të njohin rezultatin dhe të hyjnë në Kuvend. Kjo është zgjidhja: stop bojkotit dhe hyr në Parlament. Prandaj u përpoqa të shpjegoj fjalën krizë. Ku është kriza? është baraz me bojkot. Ku është kriza? është tek opozita. Ku është fundi i krizës? Kur stopohet bojkoti dhe hyhet në Parlament.Në kuadrin e këtyre komunikimeve jo publike që ka pasur, të paktën janë marrë vesh për mënyrën e organizmit të treyzës. A ka ndonjë draft?Nuk e di, mos më pyesni, e as nuk më shkon ndërmend që të shkoj më përtej. Nuk është tryeza ime.Thjesht do ta drejtoj Presidenti apo ai do të asistohet nga ambasadorët që shkojnë në selitë e Kryeministrit dhe te të tjerët?Kjo është pyetje për të tjerët jo për mua.është dhe për ju se jeni numri dy i shtetit?Nuk jam unë në tryezë. Kjo është çështje e Presidentit të Republikës se si ka menduar për takimin.çfarë suksesi do të ketë tryeza?Ti po më pyet se çfarë suksesi ka tryeza e Presidentit. Po të ishte një ekuacion matematik, besoj se s’do të ktheja dot përgjigje sepse kam një të panjohur jashtëzakonisht shumë të madhe. Që është?Përgjegjësia, raporti me përgjegjësinë e zotit Rama.Përgjegjësia është e ndërsjellët sepse janë dy palë në tryezë?Raporti me këtë përgjegjësi zoti Babaramo (tregon letrën me vendimin e gjyqit). Sikur ju t’i bënit pyetje zotit Rama dhe shqiptarët do të merrnin përgjigje. Si nuk doli një gazetar për t’i thënë çfarë thoni ju zoti Rama për këtë vendim?Për jetën e tij private?Për vendimin e tij gjyqësor, është proces gjyqësor dhe e ka me djalin e vet. Nuk është privat, por është publik.Kjo s’ka lidhje fare me tryezën?Pikërisht prandaj të thashë se kam një të panjohur të madhe. çfarë përgjegjësie të madhe mund të ketë në këtë tryezë një njeri që nuk njeh fëmijën e tij, jo një vit apo dy, por 9 vjet dhe nuk i jep ushqim. Sikur ta dija këtë raport me përgjegjësinë do t’i kthehesha përgjigje pyetjes tuaj. Kjo më vë përpara një të panjohure shumë të madhe. Por..Të flasim për politikë, kjo nuk është politikë?Kjo është politikë. Xhon Eduards a ishte politikan apo jo. Mediat i nxjerrin çdo ditë atij. është më shumë se politikë fëmija. çfarë është politika? Jetë më të mirë, bukë, shtëpi, zhvillim. është më shumë se politikë. Kundra fëmijës, kurrë mos ia falni vetes për të mos bërë një pyetje të tillë. Shqiptarët duhet ta dinë kë kanë përballë. Shqiptarët nuk janë perversë, nuk bëjnë kurrë akuza të tilla. E ke këtu në vendimin e gjykatës. Ti kishte ndodhur një qytetari të thjeshtë, nuk e përshëndesnin me kokë njerëzit në rrugë, sepse jemi shqiptarë ne. Kemi kod moral apo? Do ta gjuanin me domate. Ky është raporti me përgjegjësinë.Sipas zotit Rama, Berisha i konsideronte llum të shoqërisë ish-të përndjekurit?Jo zotëri, Sali Berisha i rrëzoi ato bllokmenët dhe iu tregoi vendin, pas 1992 me aq sa e lejonte ligji. Dhe ai që flet, fliste për varje, ne s’jemi për të tilla gjëra. Kush e thotë këtë. Flas me dokumente. Firma e kujt është kjo, lexoje. është Kristaq Rama, është vendim për pushkatim. është vendim për pushkatim. është pushkatuar, a ka emrin Kristaq Rama, për të cilën thotë se jam shumë krenar.Ky është mos gabohem në të cilën thotë refuzohet kërkesa për falje? Ju besoni se vendimet i merrnin këta?A është firmë apo jo? Shiko diferencat e karaktereve, profesor doktor Petrit Gaçe. Nuk ka pranuar ai të hedhë firmën. Nuk ka krenari më të madhe se sa për familjen e profesor Gaçes. Kjo është historia dhe këto janë faktet. Flitet vetëm me letra dhe vetëm me të vërteta. Me përmende Edvin Kristaq Ramën për krimet kundër komunizmit dhe të kallëzova vendimin. Vendimi është marrë në 1989.Të jemi realistë është kërkesë për falje, vendimin e ka marrë gjykata?Sigurisht se janë anëtarë të Presidiumit. Këto nuk pranojnë që të falin jetën. Vendosin që nuk do e falin por do e varin në litar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›