Topalli: Unë nuk jap e heq mandate, Rama kërkon "gjethe fiku"
TIRANE- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli nëpërmjet një konference për shtyp reagon pas deklaratave të kreut të PS-së Edi Rama se në sirtarin e zyrës së saj rri ifshehur mandate i pasuesit të Rudina Seserit. Për të Rudina Seseri është ndër të vetmet ish-deputete që kanë përcmuar Kuvendin me mosprezencën e më pas largimin.
“Kësaj here Rama paska gjetur sirtarin e Jozefinës. Ky burri që qan se e rreh Jozefina të sqarojë shqiptarët se kush e solli Seserin në Parlament, të sqarojë se pse ajo vendosi të vijë vetëm 3 herë në Parlament, mos është ky faji i Jozefinës... Unë them që është unik rasti i saj në përcmimin që i bën Kuvendit dhe atyre që e kanë zgjedhur. Ky është rasti i degradimit, fenomen i pashembullt i partisë së miliarderëve me kryetar fukara””, deklaroi ajo.
Për Kryetaren e Parlamentit janë të pavërteta deklaratat e Ramës, pasi sic tha ajo, pasuesi i Seserit do të zgjidhet sipas Kushtetutës, ndërsa asaj nuk ia lejon Kushtetuta të heqë apo japë mandate.
“Problemi është se zotëria që ka radhën të hyjë në Kuvend duhet të hyjë me betimin tek Kushtetuta dhe ligjet dhe në asnjë mënyrë tjetër nga penxherja apo nga dera mbrapa”, theksoi ajo.
Topalli ka sqaruar se vendimi i KQZ është i ligjshëm, kushtetues dhe i qartë. “Duke qenë se Këshilli i Rregullores nuk funksion me shumicë votash por në barazi të plotë deri sa Rama ta ndajë mendjen mbi ligjshmërinë ose jo, për këtë cështje këshilli është i bllokuar për konkluzionet. Rama t’i thotë shqiptarëve se në cilin nen autorizohet kryetari i kuvendit për të dhënë apo hequr mandatin e deputetit”- tha Topalli.
Gjatë këtij prononcimi kryetarja Topalli i ka kujtuar Ramës se edhe ai duhet të plotësojë dy vende bosh.
“Përsëris kërkesën për të, që të sjellin kandidatët për bordin e TVSH dhe këshillin e KKRRT. Janë edhe këto vënde të lëna bosh si ai i Seserit”, tha ajo më tej.
Topalli deklaroi më tej se Rama duhet t’i kërkojë në sirtaret e Presidencës madatet për funksionet kushtetuese.
“Për sa i përket “Vandakut të mandateve për funksionet Kushtetuese”, atë, zoti Rama duhet ta kërkojë në “sirtarët Presidencës” aty ku e ka dërguar me vendim Kuvendi me votën e tij në seancë plenare dhe jo Jozefina; por aty unë nuk e ndihmoj dot, nëse kërkon, do të gjeje me siguri një votues të tij të devotshëm që do ta sqarojë”, tha ajo më tej.
Për Topallin, Rama ka kërkaur gjithnjë një gjethe fiku, o në kuti, o në cadër, o në sirtar edhe po e gjeti nuk e nderon vecse e turpëron”, përfundoi kryeparlamentarja.
(vijon) Lidhje te tjera VIDEO: Topalli: Unë nuk jap e heq mandate, Rama kërkon gjethe fiku